Mirësevini
Portali i konsumatorëve është një instrument ndërvepues që bashkon konsumatorët dhe ofruesit e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime. Në kuadrin e bashkëjetesës komunitare, ai synon jo vetëm edukimin e konsumatorëve për tu bërë më të përgjegjshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre, por njëkohësisht shërben edhe për të lehtësuar kërkesat që ata kanë në përditshmërinë jetësore, për sa i takon këtyre shërbimeve. Portali ndihmon gjithashtu ofruesit e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, jo vetëm për të kuptuar nevojat e konsumatorëve por edhe adresimin e tyre në mënyrë sa më efektive, me qellim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve UK&ITUN, sigurimin e një mjedisi sa më të pastër, duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësisë së jetës.