Skip to main content

Njoftim për mbledhje.

R E P U B L I K A    E    S H Q I P Ë R I S Ë

UJËSJELLËS   KANALIZIME DURRËS sh.a.

Nr.1323 prot.                                                                                                                        Durrës, më 13/ 07 /2020

Lënda : Njoftim për mbledhje.

Drejtuar :Aksionarëve te Shoqerisë UKD sh.a,

                    Znj.Emirjana Sako

                                    Bashkia Durrës

                     Z.Artur Bushi

                                     Bashkia Krujë

                     Znj.Majlinda Cara

                                     Bashkia Kurbin

                     Z.Hekuran Brahimaj

                                      Bashkia Vorë

                      Z.Elton Arbana

                                       Bashkia Shijak

 

Bazuar në ligjin nr. 9901 datë 14.04.2008 “Per tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, VKM nr. 63, datë 27.01.2016 “Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura”, Statutit të shoqërisë, shoqërisë UKD sha, Njoftoheni se më datë 29.07. 2020, ora 10:00, në ambjentet e UKD sha Lgj. 17, Durrës, mbahet mbledhja e asamblesë së aksionarëve të shoqërisë me këtë rend Dite:

  1. Miratimi i pasqyrave financiare të vitit 2019.
  2. Miratimi i raportit të ecurisë vjetore 2019
  3. Të ndryshme.

 

 

* Çdo aksionar përfaqësohet në mbledhje nga Kryetari i Bashkisë ose personi i caktuar prej tij me Autorizim për këtë qëllim.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.