Skip to main content

NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë  UJËSJELLËS KANALIZIME DURRËS SH.A.  NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE

Kjo rregullore hartohet në bazë dhe në zbatim të Ligjit nr 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit me nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi I punës I Republikës së Shqipërise” i ndryshuar, Strukturës së Miratuar me nr.9 prot , datë  30.12.2019, Shoqëria UKD sh.a, shpall procedurat e konkurimit për vendin e lire:  • Punonjës me pozicion punetor magazine . Departamenti Finance Kontabilitet.   Përshkrimi i pozicionit: Punetori; ka si detyre, te kryej punime ne mirembajtjen e magazines, sistemime ne terrenet perreth magazines,sistemimin e materialeve ne pozicionet e duhura sipas kartelave te magazines,te ndihmoje magazinierin ne hyrjen dhe daljen e materialeve nga magazina si dhe te ndimoje magazinierin gjate proceseve te inventarizimeve .  Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:  1) Të kenë shtetësinë shqiptare; 2) Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 3) Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor,si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale. 4) Të jetë i aftë për punë; Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit! Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:  1) Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);  2) Fotokopje e Kartës së Identitetit;  3) Çertifikatë e përbërjes familjare;  4) Fotokopje e deftesës  se  shkollës e noteruar. 5) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);  6) Fotokopje e librezës së punës.  7)  Raport mjeko-ligjor;  8) Deshmi penaliteti 9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).  Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit në Shoqërinë UKD sh.a brenda datës 15.04.2021.  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.  Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:  a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;  Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit. Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Dega e Burimeve Njerëzore në Shoqërine UKD sh.a do të shpallë fituesin në faqen e internetit të Shoqërisë https://www.ukdurres.al dhe në ambjentet e shoqërisë. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore të UKD sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.