Skip to main content

NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE

R E P U B L I K A    E    S H Q I P Ë R I S Ë

UJËSJELLËS   KANALIZIME DURRËS sh.a.

NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE

Kjo rregullore hartohet në bazë dhe në zbatim të Ligjit nr 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit me nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi I punës I Republikës së Shqipërise” i ndryshuar, Strukturës së Miratuar me nr.9 prot , datë  30.12.2019, Shoqëria UKD sh.a, shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

  • Punonjës me pozicion azhornues prane Sek.Azhornimit.  

Përshkrimi i pozicionit:

Azhornuesi prane Sek.Azhornimit; ka si detyre, kryerjen e verifikimit ne terren te matësave dhe gjëndjes së tyre teknike.Kontrollin e vulosjes se matësit dhe ndërhyrjes në matës.Evidentimin dhe raportimin e gjëndjes në terren për lidhje të paligjshme,mungesë të matësit,të kontratës. Për çdo kontroll të kryer sipas kërkesës me urdhër-pune,mban proçes-verbal.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të kenë shtetësinë shqiptare;
  2. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor,si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale.
  4. Të jetë i aftë për punë;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit!

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1) Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);

2) Fotokopje e Kartës së Identitetit;

3) Çertifikatë e përbërjes familjare;

4) Fotokopje e diplomës dhe  lista e notave e noterizuar ose deftesën  e shkollës.

5) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

6) Fotokopje e librezës së punës.

7)  Raport mjeko-ligjor;

8) Deshmi penaliteti

9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit në Shoqërinë UKD sh.a brenda datës 22.05.2020.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  2. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Dega e Burimeve Njerëzore në Shoqërine UKD sh.a do të shpallë fituesin në faqen e internetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/durres dhe në ambjentet e shoqërisë. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore të UKD sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.