Skip to main content

NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

UJËSJELLËS KANALIZIME DURRËS SH.A.

NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE

Kjo rregullore hartohet në bazë dhe në zbatim të Ligjit nr 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” indryshuar, Ligjit me nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi I punës I Republikës së Shqipërise” i ndryshuar, Strukturës së Miratuarme nr.9 prot , datë  30.12.2019, Shoqëria UKD sh.a, shpallprocedurat e konkurimit për vendet e lira: 

• Punonjës me pozicion lexues/manovrues ne Rep.Shijak.

Përshkrimi i pozicionit:

Lexuesi; ka si detyre, te bej leximet për të gjithë abonentët e zonës së tij, sipas grafikut te percaktuar, Gjatë leximit- kontrollon gjendjen tekniko fizike të matësit. Manovrues; mbanshënime në librin e lëvizjeve, ku pasqyrohen - Kontrolli i prurjes sëujit, - Gjëndja e ujit në depo, - Gjëndja e saracineskave

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

1) Të kenë shtetësinë shqiptare;

2) Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;

3) Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor,sidhe të zotërojnë aftësitë profesionale.

4) Të jetë i aftë për punë;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit!

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

1) Kërkesë për aplikim (me shkrim dore); 

2) Fotokopje e Kartës së Identitetit; 

3) Çertifikatë e përbërjes familjare; 

4) Fotokopje e diplomës ose deftesën   e shkollës dhe lista e notave e noterizuar; 

5) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka); 

6) Fotokopje e librezës së punës. 

7)  Raport mjeko-ligjor; 

8) Deshmi penaliteti

9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm). 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit në Shoqërinë UKD sh.a brenda datës 10.06.2020.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve. 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen nëlidhje me: 

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; 

Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Dega e BurimeveNjerëzore në Shoqërine UKD sh.a do të shpallë fituesin në faqene internetit të Shoqërisë https://www.ukdurres.al dhe nëambjentet e shoqërisë. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë tëankimohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore të UKD sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve te testimit.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.