Skip to main content

Punonjësit e UKD dhurojnë gjak

Punonjësit e UKD dhurojnë gjak

Ujësjellës Kanalizime Durrës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për nevojat e spitalit. Në mjediset e Ujësjellës Kanalizime u përshtatën mjediset ku punonjës të UKD-së dhuruan nga një njësi gjaku. Gjaku që është dhuruar ditën e sotme do të shkojë për nevojat që kanë fëmijët me talasemi dhe për personat që pësojnë trauma nga askidentet rrugore. Kryqi i Kuq dega Durrës ka zhvilluar shpesh fushata ndërgjegjësimi për të siguruar gjak me anë të dhurimit dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës është përgjigjur pozitivisht në të gjitha rastet. Kjo periudhë e vitit është më e vështira për spitalet në përgjithësi, pasi nevojitet më shumë gjak për oepracione dhe nevoja të tjera që paraqesin persona të ndryshmë kur kërkojnë ndihmë mjekësore.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.