Skip to main content

"Vlera e Ujit" në Ditën Botërore të Ujit

Në dhjetor të vitit 1992 Organizata e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 22 mars si "Dita Ndërkombëtare e Ujit".

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, ne sajë të Ditës Botërore të Ujit në 22 mars, UKD sh.a ka shprehur angazhimin per t’ju bashkuar fushatës sensibilizuese të organizuar nga Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë (SHUKALB) në të njëjtën kohë edhe me organizimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA) dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Zhvillim (GIZ).

Për shkak të kushteve të detyruara nga pandemia e Covid-19, organizimet sensibilizuese të parashikuara për këtë ditë nuk mund të realizohen në kontakt të drejtëpërdrejtë me publikun, ashtu sikurse ka ndodhur në vitet e kaluara.

O.K.B ka përzgjedhur si moto për organizimin e këtij viti "Vlera e Ujit"

22 marsi është një ditë për të festuar ujin dhe një ditë  ndryshimi për popullatën globale e cila vuan nga problematikat të lidhura me ujin. Është një ditë për t’u përgatitur rreth asaj se si do të sillemi me ujin në të ardhmen në mënyrë që të ruajmë ekuilbrat  për të patur një vijueshmëri të qëndrueshme sa i përket burimeve ujore.
Në 22 dhjetor 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) vendosi që 22 marsin e çdo viti ta deklarojë si Ditën Botërore të Ujit. Qëllimi i organizimeve në këtë ditë është konkretizimi i aktiviteteve me synim sensibilizimin e publikut në lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve ujore. 22 marsi vlen si një ditë thirrjeje per reflektimin qe duhet te beje gjithesecili rreth problematikave qe lidhen me ujin. Është një ditë për të reflektuar mbi rëndësinë e përdorimit të  përgjegjëshëm të këtij burimi, si garant në vazhdimësinë e jetës për të gjitha qëniet në planetin tonë.

Me këtë rast U.K.D sh.a fton konsumatorët drejt një qasjeje sa më të përgjegjëshme në përdorimin e burimeve ujore gjithashtu u kujton të drejtohen pranë sporteleve të shoqërise apo atyre bankare për të shlyer faturat mujore për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve, në mënyrë që të garantohet një shërbim gjithnjë e më cilësor në të ardhmen.

Ju ftojmë të ndiqni më poshtë disa video shpjeguese mbi mundësitë për të kursyer ujin në shtëpi si edhe mënyrën për të lexuar dhe kuptuar faturat mujore për shërbimet e UKD.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.