Skip to main content

Lidhja e objekteve me rrjetin e ri në lagjen 13 dhe Investime ne Arapaj

Në zonën nga Ura Dajlanit deri në Plepa në të dy anët e rrugës është zbatuar projekti për rikonstruksionin e linjave kryesore dhe sekondare, investim ky i kryer nga AKUK. Nga ana jonë është ndjekur hap pas hapi ky investim i cili ka përfunduar me shtrimin e tubacioneve kryesore dhe sekondare si dhe me ndërtimin e pusetave të manovrimit. Ky investim ka përmirësuar në mënyrë të dukshme furnizimin me uje të gjithë zones.

Projekti i zbatuar është për 21,650 banorë, ka vlerë prej 21,697,544 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 18,500 m dhe 44 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.

Rikonstruksion i linjës shpërnarëse në depo nr.3 Arapaj, Rr."Shkolla Arapaj" Njësia Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës

Zona në të cilën është kryer investimi është në Arapaj dhe përfshin pjesën e banesave pranë depos nr.3, ku depo nr.4 furnizon depon nr.3 me anë të një tubacioni DN 500 CE, i cili është zëvëndësuar pasi ishte tejet i amortizuar dhe me lidhje të paligjshme, nga banesat që shtrihen në zonën ndërmjet dy depove. Referuar shtrirjes së zonës pjesa më e madhe e banesave nuk furnizohej me ujë të pijshëm pasi tubacionet ekzistuese nuk ishin projektuar për të furnizur atë zonë. Pra ishte i nevojshem të bëhej zëvendësimi i linjës kryesore të furnizimit të depos nr.3 si dhe sistemimi i furnizimit me ujë të banesave që ndodhen pranë kësaj depoje.


Në këtë projekt është aplikuar sistemi i furnizimit me matësa të montuara në kaseta shpërndarëse për të gjithë zonën në fjalë duke bërë të mundur furnizimin e plotë të zonës. Projekti i zbatuar është për 500 banorë, ka vlerë prej 10,358,618 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 835 m dhe 9 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.

Ndërtim linje ujësjellësi Ø500 për lidhjen e depos së re Arapaj me rrjetin shpërndarës, Plazh Bashkia Durrës

Nga buxheti i shtetit është zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i Plazheve Durrës - Kavaja nga puset e Çermës” dhe është ndërtuar depo e re në Arapaj me kuotë 58 m dhe kapacitet 4000 m3, sipas të cilit për zonën Plazh mundësohet një sasi rreth 140l/sek. Nisur nga ky investim lindi nevoja për të shtruar këtë linjë e cila lidhi depon e re me rrjetin ekzistues të ujësjellësit. Ky investim ka përmirësuar në mënyrë të dukshme furnizimin me ujë të gjithë zonës. Projekti i zbatuar është për 21,650 banorë, ka vlerë prej 26,649,766 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 856 m dhe 44 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.
 

Statusi
Përfunduar
Vlera
21 697 500 lekë

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.