Skip to main content

Ndërtim rrjet kanalizimi i ujërave të ndotura, Lagja nr.1 Rr.”Kont Urani” dhe Rr. “Ulliri i Cel Islamit”

Kjo zonë e cila ndodhet në pjesën Kodër Vilë të qytetit përbëhet kryesisht nga ndërtime informale një deri në disa katëshe. Zona kishte probleme nga mungesa e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura pasi si zonë relativisht e re nuk kishte një rrjet të mirëfilltë kanalizimesh. 

Banorët e zonës e kishin zgjidhur këtë problem me anë të ndërtimit të gropave septike, të cilat të ndërtuara jashtë kushteve teknike shkaktonin filtrime të ujërave të ndotura duke sjellë probleme dhe në infrastrukturën e zonës. Investimi i zbatuar ka vlerë prej 26,863,653 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet kanalizimi prej 2840 m dhe 90 puseta kontrolli.

Statusi
Përfunduar
Fillimi
Vlera
26 863 700 lekë

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.