Skip to main content

Përmirësimi i furnizimit me ujë lagje e re Minierë, Njësia Administative Manëz, Bashkia Durrës

Zona në të cilën është zbatuar ky projekt ndodhet në Minierë të Manëzes që njihet me emrin zona lagje e re, Bashkia Durrës. Kjo zonë më parë furnizohej me ujë të pijshëm nga tubacioni ekzistues Ø 110 mm PE që e merrte ujin nga tubacioni kryesor DN 200 G. Më pas me linja shpërndarëse nëpër rrugicat e fshatit ku furnizoheshin banesat.

Vazhdimisht ka pasur probleme me furnizimin e zonës pasi pjesa më e madhe e ujit merrej nga banesat më të arfërta duke vënë në punë pompa thithëse dhe duke e bërë të pamundur furnizimin e banesava që shtriheshin në vijim. Gjithashtu këto tubacione ishin tejet të amortizuar pasi i kishin kaluar të gjitha normat teknike të lejuara ku dhe humbjet për këtë fenomen ishin të mëdha. Në këtë projekt është aplikuar sistemi i furnizimit me matësa të montuar në kaseta metalike, gjë e cila ka cuar në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe në rritjen e faturimit. Projekti i zbatuar perfshin 900 banore, ka vlerë prej 14,159,994.6 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 7,845 m dhe 28 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.

Statusi
Përfunduar
Fillimi
Vlera
14 160 000 lekë

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.