Skip to main content

Përmirësimi i furnizimit me ujë Njësia Administrative Rrashbull Lagja Balle, Lagjen Gramsh, Bashkia Durrës

Projekti me vlerë prej 5,924,687 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 2,136 m dhe 17 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi. Zona e investuar ndodhet në Rrashbull pranë tunelit hekurudhor, Bashkia Durrës. Kjo zonë më parë nuk ka pasur rrjet ujësjellësi.

Rrjeti shpëndarës i ndertuar ka filluar nga rruga kryesore Durrës - Shijak duke kaluar në brendësi të zonës e duke u lidhur në mënyrë unazore me tubacionin shpërndarës pranë rezervuarit. Një skemë e tillë shpërndarjeje ka përmirësuar në mënyrë të dukshme furnizimin me ujë të zonës si dhe përforcimin e furnizimit të gjithë Rrashbullit. Projekti i invesuar është për 520 banorë. 

Ndërtim rrjet i ri në Lagjen Gramsh Njësia Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës

Zona në të cilën është zbatuar ky projekt ndodhet në Xhafzotaj që njihet me emrin lagjja e Gramshit. Kjo zonë më parë furnizohej me ujë të pijshëm nga tubacioni ekzistues DN 400 mm CE, i shtruar rreth viteve 1960-të dhe që me zbatimin e projektit me objekt “Rikonstruksion i tubacionit DN 400 mm Xhafzotaj”, një pjësë ë këtij tubacioni doli jashtë funksioni. Si rezultat i amortizimit të tubacionit ekzistues, lidhjeve të paligjshme si dhe për të sistemuar këtë pjesë të zonës së mbetur pa rrjet, lindi nevoja për zbatimin e këtij projekti. Në këtë projekt është aplikuar sistemi i furnizimit me matësa të montuara në kaseta metalike, gjë e cila ka cuar në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe në rritjen e faturimit. Projekti i zbatuar përfshin 1300 banore, ka vlerë prej 11,719,100 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 4,576 m dhe 28 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.
 

Statusi
Përfunduar
Vlera
5 924 690 lekë
     

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.