Rehabilitimi i linjave kryesore dhe Përmirësimi i furnizimit me ujë në Manëz dhe Shkozet
Zona në të cilën është kryer investimi ndodhet në fshatin Manëz, Bashkia Durrës. Për furnizimin me ujë të kesaj zone më parë nga depo e ujit 200 m3 dilnin dy tubacione tejet të amortizuar prej çeliku, të cilët duke qënë se kalonin në toka bujqësore kishin shumë lidhje të paligjshme.
Si rrjedhojë e këtij problemi të mungesës së furnizimit me ujë të pjesës më të madhe të fshatit dhe humbjeve të ujit në rrjet është zbatuar projekti i ujesjellesit. Investimi perfshin një linjë kryesore nga depo dhe në kryqëzimin e dy rrugëve të fshatit ku më pas vazhdohet me dy linja të reja deri në pikat e takimit të linjave ekzistuese me tubacionet DN 100 CE. Një skemë e tillë shpërndarjeje ka përmirësuar në mënyrë të dukshme furnizimin me ujë të gjithë fshatit. Projekti i zbatuar përfshin 500 banorë, ka vlerë prej 3,481,067 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësit prej 1,069 m dhe 7 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.
Përmirësimi i furnizimit me ujë lagja nr.14 Shkozet Rr."Divjaka", Bashkia Durrës
Zona në të cilën është kryer investimi ndodhet në lagjen nr.14 të qytetit Durrës, pjesa nga Ura - Dajlanit deri në afërsi të Rotondos Shkozet . Për furnizimin me ujë të kësaj zone më parë ka pasur disa dalje Ø 90 mm PE të cilat furnizoheshin nga tubacioni kryesor Ø200 PE dhe nëpër rrugica vazhdonte me tubacione xingato që kalonin brënda pusetave të ujrave të zeza. Për këtë zonë ka pasur ankesa të shumta të ardhura nga banorët e zonës për cilësinë e ujit të pijshëm i cili ishte nën parametrat normal si rezultat i amortizimit të tubacioneve dhe cilesisë së dobët të hidroizolimit. Gjithashtu për shkak të ndryshimeve demokrafike, pasi kjo zonë nga një lagje industriale është shëndërruar në një zonë të populluar me godina banimi disa katëshe, rrjeti shpërndarës ekzistues paraqiste një efektivitet të ulët. Në këtë projekt është aplikuar sistemi i furnizimit me matësa të montuara në kaseta shpërndarëse, gjë e cila ka cuar në permirsimin e furnizimit me ujë dhe në rritjen e faturimit. Projekti i zbatuar përfshin 600 banorë, ka vlerë prej 4,605,573 lekë pa t.v.sh, gjatësi totale rrjet ujësjellësi prej 825 m dhe 7 kaseta shpërndarëse metalike për vendosje matësi.