UKD realizon dy investime në Plazh dhe Shënavlash
Linjë e re shpërndarëse për 500 banorë në Plazh.
Ujësjellës Kanalizime Durrës ka përfunduar dhe ka marrë në dorëzim investimin për furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e banuar në lagjen 13, pranë Plepave. Bëhet fjalë për zonën që shtrihet midis unazës së plazhit dhe rrugës “Pavarësia”, investim i UKD me vlerë 4.1 milion lekë. Zona në fjalë me popullsi prej rreth 500 banorë shtrihet në kuadratin mes rrugëve “Apulia”, “Taranto” dhe “Tefik Skilja”. Projekti në fjalë kishte si qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për zonën në fjalë, duke qenë se ajo nuk ishte përfshirë në projektet e mëparëshme të realizuara nga UKD. Këta banorë kanë paraqitur ankesa pranë UKD-së në lidhje me furnizimin me ujë, duke qenë se rrjeti i vjetër nuk garantonte furnizim të rregullt në sasi dhe cilësi. Në këtë investim është realizuar shtrirja e rrjetit të ri shpërndarës me gjatësi 1280 metër linear si dhe ndërtimi i 17 kasetave shpërndarëse ku janë instaluar matësit e ujit. Investimi në fjalë është marrë në dorëzim nga ana e UKD në muajin korrik 2018.
Ndërtohet linja që furnizon bizneset përgjatë autostradës.
Gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, Ujësjellës Kanalizime Durrës ka përfunduar investimin për ndërtimin e një linje kryesore të furnizimit me ujë të depos së fshatit Shënavlash, në njësinë administrative Rrashbull. Investimi në fjalë kishte vlerën 13.7 milion lekë dhe ka bërë të mundur ndërtimin e një linje furnizimi për depon e Shënavlashit, ndërsa rrjeti ekzistues është përdorur si rrjet shpërndarës për bizneset që shtrihen gjatë autostradës Durrës-Tiranë. Në këtë ivestim është bërë e mundur shtrirja e rrjetit kryesor të furnizimit me ujë në gjatësi 1800 metër linear si dhe ndërtimi i 4 pusetave manovruese