Strategjia kryesore që udhëheq veprimtarinë e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a, është realizimi i një performance në drejtim të përmbushjes së detyrave, rritjes së kapaciteteve njerëzore për të ofruar një shërbim sa më cilësor për konsumatorin, duke synuar përmirësimin e menaxhimit në Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në qytet, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri.
Objekti i Veprimtarisë:
- Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm i konsumatorëve dhe shitja e tij.
- Mirëmbajtja e sistemit/sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm.
- Prodhimi dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesës së konsumatorëve.
- Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura.
- Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe të impianteve të pastrimit të tyre.
- Shoqëria duhet të realizojë çdo lloj operacioni financiar apo tregtar që lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Shoqëria ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me lejet, autorizimet, liçencat sipas legjislacionit në fuqi.
Misioni kryesor i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a në zonën e shërbimit me ujë të pijshëm është:
- Garantimi i një sistemi teknikisht të përshtatshëm të furnizimit me ujë, përfshirë dhe mbrojtjen e burimeve ujore.
- Largimi i kontrolluar i ujërave të ndotura që prodhohen në zonën e shërbimit nga konsumatorët.
- Sigurimin e një furnizimi me ujë të pijshëm sasior dhe cilësor për konsumatorët.
- Zvogëlimi i humbjeve dhe i sasisë së ujit të pafaturuar në sistemin e furnizimit me ujë.
- Rritjen e të ardhurave nga faturimi, si dhe zvogëlimin e shpërdorimeve në sistem.
- Mirëmbajtja e elementeve përbërës të sistemit të kanalizimit.
- Mirëmbajtja e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.
- Mbledhja e tarifës nga konsumatorët për këto shërbime.