Skip to main content

Uji i pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Uji përbën në përgjithësi rreth 80% të trupit të njeriut, rreth 85% të trurit tonë, 80% të gjakut, dhe 70% të muskujve. Trupi njerëzor, si të gjithë organizmat e gjalla, mbijeton me anë të një qarkullimi të vazhdueshëm energjie. Ne jemi si një mekanizëm motorik, dhe uji është benzina, ftohësi dhe lubrifikanti. Ne funksionojmë me anë të ujit. Jemi një koloni prej triliona qelizash, secila prej të cilave funksionon si një fabrikë e vogël që merr oksigjen, nutrientë dhe hormone; që përpunon mbeturinat dhe dioksisin e karbonit; që akumulon toksinën (helmet); dhe herë pas here që gjallërohet për të parandaluar bakteriet apo viruset që shkaktojnë sëmundjet. Uji është transportues që shpërndan dhe heq produktet e nevojshme prej secilës qelizë. Ai arrin ta bëjë këtë me anë të dy fuqive pothuaj magjike – ai mund të trans-jetësojë një varg të gjerë substancash dhe mund ti ndërfusë e mund ti nxjerrë prej qelizave sipas nevojës së saj.

Rrjeti Shpërndarës

Vendose një katror sheqeri në një enë me benzine dhe thjesht do të rrijë aty. Vendose një katror sheqeri në një enë me ujë dhe ai do të zhduket. Sheqeri shpërndahet, shkrihet, bëhet njësh me ujin. Sheqeri është akoma aty; thjesht është shpërbërë. Ky veprim tretës ndodh në mënyrë të vazhdueshme në trupin tonë sikurse uji – “tretësi universal” – që tret nutrientët, vitaminat, toksinat dhe produktet e tjera të cilat qelizat ose i kanë të nevojshme ose jo. Uji pastaj e bart këtë sasi të grumbulluar tek membranat e qelizave, si hija e diellit në mur.

Uji i pastër dhe i freskët bën motorin njerëzor të funksionojë. Urtësia tradicionale na tregon të pijmë tetë gota normale* uji në ditë, por hulumtimet mjekësore të kohëve të fundit sugjerojnë që dhjetë deri në njëmbëdhjetë gota në ditë rrisin përfitimet shëndetsore prej ujit.

     

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.