Skip to main content

Laboratori

Cilësia e ujit të pijshëm

Sh.a. Ujësjellës Kanalizime Cërrik kujdeset që cilësia e ujit të pijshëm me të cilin furnizon rrjetin shpërndarës, e për rrjedhojë të gjithë konsumatorët e saj, të jetë brenda të gjitha parametrave të përcaktuara nga shteti Shqiptar.

Uji i pijshëm monitorohet rregullisht nga laboratori i UKC sh.a i cili është ndërtuar falë bashkëpunimit me Qeverinë Gjermane nëpërmjet GIZ dhe plotëson të gjitha kërkesat sipas Standartit Kombëtar të ujit të pijshëm përcaktuar përmes VKM Nr.379, datë 25/05/2016 ‘CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM’.

Në këtë laborator realizohet marrja dhe analizimi 46 kampioneve në të gjithë zonën e shërbimit të UKC, në pika të përcaktuara nga Drejtoria e Higjenës në bashkëpunim me e sh.a. Ujësjellës Kanalizimeve Cërrik.

Çdo ditë kryhen analiza  për 8 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija,magnez,kalcium, fortësia e përgjithshme, nitrite, klori i lirë mbetës) dhe 2 parametra mikrobiologjik (Coliforme totale dhe Escherichia coli).

#UJI_ËSHTË_JETË

#UKCNËSHËRBIMINTUAJ

#UKC_HISTORI_SUKSESI

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.