Ndertimi i Ujesjellesit Mollas
Njësia Administrative Mollas, Bashkia Cërrik
Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm
Investimi për projektin “UJESJELLLESI I FSHATIT, LINAS ,KAMUNAH,MOLLAS DHE DASAR NJESIA ADMINISTRATIVE MOLLAS, BASHKIA CËRRIK” synon ndërtimin e sistemit tërësor:
- 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi për 5738 banorë të zonave Linas, Kamunah, Mollas e Dasar
- Rritja e sasisë dhe presionit të ujit 150 litra/frymë
- Ndëtimin e rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm
- Instalimin e 1150 ujëmatësave inteligjent për konsumatorët
- Instalimin e Sistemit SCADA
Njësia Administrative Mollas prej vitesh përballet me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, duke siguruar ujë me zgjedhje individuale. Investimi i ri do të sigurojë modernizimin e tij, duke garantuar parametra e standarte bashkëkohore duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Zona ne projektim perfshin fshatin Linas ,Kamunah,Mollas dhe Dasar ku perfitojne nga ky project 5738 banore, ku ndodhen nje qender shendetesore. kater ambulanca , tre shkolla 9 - vjecare nje shkolle fillore . Aktualisht fshatrat furnizohen me burime ujore te cilat nuk jane te nje cilesia te mire qe dalin ne siperfaqe apo nga puse te hapura qe shkojne ne ne thellesi deri ne 25 m ,(tubat e perdorura jane plastike dhe jashte standartit). Siperfaqja e vleresuar per secilin fshat eshte 10-20 ha.Sic shihet nga planimetrite zona e fshatrave ka shtrirje gjeografike te madhe per shkak te terenit kodrinor e fushor dhe largesise te
lagjeve nga njera-tjetra. Ne kete projekt kerkohet projektimi per furnizimin me uje te fshatrave te siperpermendur. Ne rrjetin e brendshem te ketyre fshatrave jane jashte perdorimit pusetat e kontrollit, saracineskat, ne pjesen me te madhe, sahatet e ujit dhe te gjitha armaturat e nevojshme per funksionimin e ujesjellesit ne kushte normale.
Probleme te presionit te ujit jane ne ndertesat me me shume se 1kat,te cilat jane te detyruara qe te perdorin pompa per te siguruar presionin e nevojshem per boilerin apo per makinen larese. Ka shume shperdorime te ujit nga perdoruesit private (per ujitjen e kopshteve, perdorim per blegtorine, etj ..).Duke permbledhur sa me siper, pjesa me e madhe e banoreve te fshatrave eshte e interesuar qe furnizimi me uje te pijshem te behet per 24 ore me presion te mjaftueshem dhe per kete ata jane te gatshem te bashkepunojne. Ky project do te zgjidh perfundimisht problemin e furnizimit me uje te pishem te kesaj zone.