Skip to main content

“ WATER FOR POOR”

Përgjatë 4 viteve nga krijimi dhe funksionimi i Sh.a. Ujësjellës Kanalizime Cërrik, përvec përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit për t`i ofruar konsumatorëve një shërbim të furnizimit me ujë sa më cilësor dhe të sigurt, gjithnjë ka ekzistuar një plan për shtimin e zonave të shërbimit dhe ofrimin e shërbimit për shtresat në nevojë. Por të ndodhur në një gjendje finaciare të paqëndrueshme, nuk kemi pasur mundësi për ta realizuar këtë iniciativë dhe të ndodhur përball një program të tillë  si “Water for Poor” të ofruar nga GIZ, sigurisht që jemi entuziast dhe të gatshëm për ta pranuar mbështetjen finaciare për implementimin e një programi të tillë, pasi në Sh.a. UK Cërrik ka staf të përkushtuar që operon në bazë të procedurave dhe të gjithë legjislacionit në fuqi.

Ndër zonat e shërbimit të Sh.a. UKC janë dhe të gjithë fshatrat e Nj.A. Gostimë dhe Nj.A. Shalës, por pavarsisht shërbimit të ofruar sërisht në këto fshatra ka lagje të cilat nuk janë të shërbyera dhe konkretisht zonat të cilat do të jenë pjesa e implementimit të programit “Water for poor” janë:

 

 

Zona I: Lagje e fshatit Shtëpanjë

Zona II: Lagje e fshatit Banjë e vjetër                 

Zona III: Lagje e fshatit Shtërmen

Zona IV: Lagje e fshatit Xherije                              

 

 

 

 

 

 

 

Numri total i banoreve të cilët do të jenë përfitues nga ky program është  208 banorë, ku përkatësisht:

 

Zona I: Lagje e fshatit Shtëpanjë  do të jenë përfitues 32 banorë (8 familje)

Zona II: Lagje e fshatit Banjë e vjetër  do të jenë përfitues 32 banorë  (8 familje)            

Zona III: Lagje e fshatit Shtërmen do të jenë përfitues 24 banorë (6 familje)

Zona IV: Lagje e fshatit Xherije do të jenë përfitues 120 banorë  (30 familje)                      

 

Këta banorë do të shërbehen nëpërmjet cezmave publike të cilat do të jenë të vendosura në një distancë të afërt për të gjithë banesat përfituese. Banorët do të marrin shërbimin nga stafi i UKC –së të cilët do të jenë gjithnjë të gatshëm për cdo rast kur cezmat publike të kenë ndonjë problem. E vetmja gjë e cila kërkohet prej banorëve përfitues është të tregohen të kujdesshëm duke mos e shpërdoruar ujin e pijshëm, pasi cezmat e vendosura do të sherbejnë për ujë për konsum.

Uji i pijshem ne cezmat publike do te jete i klorinuar  ne zbatim dhe te VKM  Nr. 379, datë 25.5.2016 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES "CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM" dhe do te monitorohet rregullisht nepermjet analizave fiziko – kimike dhe bakteriologjike te cilat do të kryhen ne laboratorin e sh.a. UKC dhe në laboratorin e Drejtorise Rajonale te Shendetësisë  Elbasan, duke I garantuar kështu banorët per cilësine e ujit qe do te konsumojnë.

Statusi
Përfunduar
Fillimi
Mbarimi
Financuesi

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.