Informacion i përgjithshëm
Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan u krijua me date 21.07.2014 dhe siguron shërbime të furnizimit me ujë dhe largim te ujërave te përdorura për Bashkinë Elbasan, dhe pjesërisht Fshatrat Mengel, Katund i Ri . Mbështetur në statutin e saj, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka detyrimin të përmbushë një sërë detyrash për të siguruar shërbime me ujë të pijshëm për popullatën në zonën e saj të shërbimit, ndërsa pushteti lokal ka të drejtën të kryejë mbikëqyrjen e shoqërisë siç përcaktohet në legjislacion. Kompania operon bazuar në parimet e mëposhtme:
- Funksionimi si një Shoqëri e orientuar nga tregu dhe financiarisht e pavarur;
- Operacionet e menaxhuara ne mënyrë të pavarur nga Drejtori i Përgjithshëm, siç rregullohet nga Statuti i Kompanisë, dhe mbikqyrur nga Këshilli Mbikqyrës.
Historiku
Elbasani është furnizuar me ujë deri në vitin 1937 me puse vetjake. Në vitin 1937, u krijua sistemi i pare i ujësjellësit i cili furnizohej me ujë nga burimi i Griqanit, 10.5 km nga Elbasani. Sot ky burim nuk përdoret më për furnizimin e qytetit të Elbasanit, por vetëm të fshatrave Labinot Fushë, Griqan i poshtëm dhe një pjesë të fshatit Mengël. Për administrimin e sistemit dhe rrjetit shpërndarës, u krijua Shoqëria e Ujësjellësit Elbasan. Deri në vitin 2002 Ndërrmarrja Ujësjellës Kanalizime Elbasan ishte përgjegjëse për furnizimin me ujë e largimin e ujrave të zeza per qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe të fshatrave rreth tyre. Në vitin 2002 me anë të nënshkrimit të një Marrëveshjeje Konçensioni midis Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë BerlinWasser International Ag, u krijua kompania ELBER shpk e cila do të ishte pëgjegjëse për furnizimin me ujë e largimin e ujrave të ndotura vetëm për qytetin e Elbasanit. Ish NUE u nda pra midis ELBER ShPK dhe NUE fshat. Në vitin 2006 kjo Marrëveshje u prish dhe ELBER ShPK kaloi në varësi të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kjo Shoqëri u pasua me pas nga krijimi i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan ShA me varësi nga pushteti lokal, Bashkia Elbasan.
Te dhëna teknike Burimet dhe Stacionet e prodhimit
Në vitin 1966 filloi punën stacioni i pompimit të Frigoriferit i cili në fillim kishte dy puse që funizonin me ujë. Me rritjen e numrit të banorëve në vitin 1976 dhe në vitin 1977, filluan përkatësisht punën stacionet e pompimit të Mengël dhe Krastës së Vogël. Në vitin 2005 u krye një rikonstruksion i këtyre stacioneve me ndërtimin e puseve të reja, ndërtesave, linjave të transmetimit brenda stacioneve, instalimin e pompave të reja etj. Gjithashtu në këto stacione në vitin 2009 u instaluan sisteme të reja klorinimi automatike.
Burimi |
Kapaciteti | ||
Mesatarisht m3/vit | min | maks | |
(lit/sek) | |||
Mengel | 13,997,000 | 420 | 490 |
Frigoriferi | 12,130,560 | 350 | 490 |
Krasta e vogel | 10,264,000 | 260 | 365 |
Rezervuarë
Uji i prodhuar nga këto stacione pompimi dërgohet me anë të pompave në Rezervuarët e Krastës së Madhe, 6500 m3, dhe ai i Krastës së Vogel, 2200 m3. Gjithashtu, ekziston dhe një rezervuar ndihmës në Lagjen Vullnetari me kapacitet 1400m3 për rregullimin e presionit të ujit në zonat me kuotë më të lartë të qytetit të Elbasanit si dhe nje rezervuar ndihmes ne lagjen 5 maj, Harmes prej 200m3. Depo Kraste e Madhe = 6500 m3 Depo Kraste e Vogel = 2200 m3 Depo Vullnetari = 1400 m3 Depo 5 maj = 200 m3
Rrjeti ujësjellës
Rrjeti kryesor eshte rreth 9 km me diametra DN 600, DN 400, DN 350, DN 200 me materiale prej Gize, çeliku, HDPE. Rrjeti shperndares sekondar dhe terciar eshte rreth 264 km me diametra DN 100 – DN 25, me materiale prej çeliku, Gize, HDPE, PPR, xingato. Rrjeti shpërndarës i qytetit është krijuar në vitin 1937, dhe janë bërë zgjerime e rikonstruksione të tij gjatë viteve.
Matja e ujit
Aktualisht rreth 55 % e klienteve te Ndërmarrjes faturohen me sipas leximit te matësave te ujit. Matësat janë kryesisht matësa me fushe te thate.
Sistemi i kanalizimeve
Sistemi i kanalizimeve mbulon vetëm zonën e qytetit te Elbasanit dhe është një sistem miks, ku ujërat e zeza bashkohen me ujërat e shiut ne te njëjtin rrjet. Aktualisht sistemi i shkarkon ujërat ne lumin Shkumbin dhe ne përrenjtë e Zaranikës dhe Manazderes, pasi nuk ka impiant pastrimi. Jane rreth 17 pika te tilla shkarkimi. Kolektori kryesor është me një gjatësi prej 12 km me diametra nga DN 1500 – DN 800 me material betoni. Gjatësia e rrjetit te brendshëm te kanalizimeve është 126 km dhe kemi 5.973 cope puseta. Diametrat e rrjetit te brendshëm variojnë nga DN 200 – DN 600 dhe janë prej material betoni.