Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Sh.a.UK Fushë Arrëz shfrytëzon burime ujore nëntokësore. Nëpërmjet 2 sistemeve me rrjedhje te lire prodhon mesatarisht 252 mijë m3 ujë në vit, sasi relativisht e mjaftueshme për plotësimin e kërkesave për ujë, brënda juridiksionit të saj. Volumi i ujit të prodhuar pjesërisht matet dhe pjesërisht vlerësohet. 

Rrjeti Shpërndarës

Sh.a.UK Fushë Arrëz administron një rrjet ujësjellësi prej 29 km nga I cili 21 km rrjet kryesor dhe 8 km rrjet shpërndarës. Shoqëria ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për 4,200 banorë dhe ka të regjistruar 750 klientë nga të cilët 330 klientë janë të paisur me matës konsumi. Shoqëria zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.