Sh.a.UK Gjirokastër shfrytëzon burime ujore nëntokësore, nëpërmjet të cilëve prodhon mesatarisht 2,8 milion mijë m3 ujë në vit. Shoqëria jonë administron 2 sisteme me rrjedhje të lirë dhe 1 sistem me ngritje mekanike. I gjithë volumi i ujit të prodhuar vlerësohet tërësisht.
Sh.a.UK Gjirokastër administron një rrjet ujësjellësi prej 118 km nga I cili 40 km rrjet kryesor dhe 78 km rrjet shpërndarës. Shoqëria ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për 47 mijë banorë dhe ka të regjistruar 10,150 klientë nga të cilët 4,680 klientë janë të paisur me matës konsumi. Shoqëria ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.