Skip to main content

Ujësjellësi

Supply Problems

Probleme me Furnizimin?

Zbuloni se çfarë po ndodh me ujin tuaj.

Incidentet aktuale
Works in your area

Punime në Qytetin Tuaj

Shikoni ku po punohet në hartën e qytetit.

Harta e qytetit online
Report a leak

Lajmërime dhe Të Reja

Informohuni për punën tonë në qytet.

Lexo më shumë
Pay my bill

Si të paguani Faturën Tuaj

Zbuloni mënyrat se si mund të paguani.

Mënyrat e pagesës

Çfarë bëjmë

Uji i Pijshëm

Furnizimi 24 ore me ujë te pijshëm është sfida kryesore ne te ardhmen. Rritja e cilësisë se shërbimit, eliminimi i humbjeve ne rrjet duke përmirësuar infrastrukturën e shpërndarjes se rrjetit, pjese e punës sonë.

Ujërat e Ndotura

Misioni yne eshte te ofrojme zgjidhje ekologjike per problemet e trajtimit te ujerave te zeza , te siguroje cilesi maksimale te ujit te trajtuar ne trupin prites det sipas kerkesave dhe standarteve me te mira europiane dhe legjislacioni ne fuqi.

COVID-19

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka prova që virusi COVID-19 transmetohet nga uji i pijshëm, e po ashtu nuk ka prova që ai transmetohet përmes sistemeve të ujërave të ndotura.
Kur shpërthimi i kësaj sëmundjeje infektive po rrezikon shëndetin e njerëzve, shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve luajnë një rol jetik për t’u siguruar qytetarëve funksionimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, duke marrë masat e duhura për parandalimin e transmetimit të virusit COVID-19 nga njeriu tek njeriu.

 

Cilësia e Ujit në kohën e COVID-19

Ju nevojitet një përgjigje?

    Njoftoni Sh.A. U.K. nëpërmjet kërkesës në faqen WEB, me telefon në nr. 0693933440 ose paraqituni pranë zyrës së konsumatorit të Sh.A. UK. Të gjitha shërbimet në këtë rast kryhen vetëm nga stafi ose specialistë të autorizuar nga Sh.A. U.K. Kostot mbulohen nga Klienti.

    Informohuni paraprakisht në faqen WEB në lidhje me dokumentacionin që ju nevojitet ose telefononi në nr.0693933440, më pas paraqituni pranë zyrës së konsumatorit të Sh.A. U.K. për veprimet e mëtejshme. Lidhja e re kryhet vetëm nga personeli i autorizuar nga Sh.A. U.K.

    Nëse konstatoni se bllokimi është brenda pronës suaj kontaktoni një hidraulik privat. Nëse bllokimi është mbas lidhjes së banesës, njoftoni Sh.A. U.K. nëpërmjet kërkesës në faqen WEB, me telefon në nr. 0693933440 ose paraqituni pranë zyrës së konsumatorit të Sh.A. UK. Të gjitha shërbimet në këtë rast kryhen vetëm nga një hidraulik punonjës ose i autorizuar nga Sh.A.U.K. Shpenzimet mbulohen nga Sh.A. U.K.

    Kontrata është e lidhur me pikën e lidhjes. Për pasojë kontrata nuk mund të transferohet.

    Kontrata e ujit është e lidhur me pronarin e pronës/apartamentit. Jeni të lutur që të merrni një informacion të hollësishëm pranë zyrave të Sh.A. UK përpara se të bëni kontratën e qerasë.


Nuk morët një përgjigje nga pyetjet më lartë?
Vizitoni seksionin Pyetje / Përgjigje.

Lexo më shumë

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.