Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka prova që virusi COVID-19 transmetohet nga uji i pijshëm, e po ashtu nuk ka prova që ai transmetohet përmes sistemeve të ujërave të ndotura.
Kur shpërthimi i kësaj sëmundjeje infektive po rrezikon shëndetin e njerëzve, shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve luajnë një rol jetik për t’u siguruar qytetarëve funksionimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, duke marrë masat e duhura për parandalimin e transmetimit të virusit COVID-19 nga njeriu tek njeriu.
Njoftoni Sh.A. U.K. nëpërmjet kërkesës në faqen WEB, me telefon në nr. 0693933440 ose paraqituni pranë zyrës së konsumatorit të Sh.A. UK. Të gjitha shërbimet në këtë rast kryhen vetëm nga stafi ose specialistë të autorizuar nga Sh.A. U.K. Kostot mbulohen nga Klienti.
Informohuni paraprakisht në faqen WEB në lidhje me dokumentacionin që ju nevojitet ose telefononi në nr.0693933440, më pas paraqituni pranë zyrës së konsumatorit të Sh.A. U.K. për veprimet e mëtejshme. Lidhja e re kryhet vetëm nga personeli i autorizuar nga Sh.A. U.K.
Nëse konstatoni se bllokimi është brenda pronës suaj kontaktoni një hidraulik privat. Nëse bllokimi është mbas lidhjes së banesës, njoftoni Sh.A. U.K. nëpërmjet kërkesës në faqen WEB, me telefon në nr. 0693933440 ose paraqituni pranë zyrës së konsumatorit të Sh.A. UK. Të gjitha shërbimet në këtë rast kryhen vetëm nga një hidraulik punonjës ose i autorizuar nga Sh.A.U.K. Shpenzimet mbulohen nga Sh.A. U.K.
Kontrata është e lidhur me pikën e lidhjes. Për pasojë kontrata nuk mund të transferohet.
Kontrata e ujit është e lidhur me pronarin e pronës/apartamentit. Jeni të lutur që të merrni një informacion të hollësishëm pranë zyrave të Sh.A. UK përpara se të bëni kontratën e qerasë.