Skip to main content

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Shoqëria  Ujësjellës Kanalizime Himarë Sh.A. kërkon të punësojë me kohë të plotë staf, sipas eksperiencës dhe kualifikimeve në këtë njoftim punësimi.

Pozicioni: Laburant

Drejtoria: Drejtoria Teknike

Edukimi: Diplomë Universitare Inxhinieri –Kimi, Kimi ose disiplina të ngjashme

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Laburanti varet drejtëpërdrejt nga Drejtori Teknik i Shoqërisë dhe ka këto detyra kryesore:

  1. Përgjegjës për matjen e  cilësisë së ujit të pijshëm dhe standartet higjeno -sanitare
  2. Kryen  analiza periodike të plota fiziko-kimike sipas përcaktimeve për treguesit ndotës të burimeve të furnizimit me ujë apo depove, puseve dhe qendrave të dezinfektimit
  3. Kryen analizimin ditor apo periodik për treguesit kimik  ndotës në pikat e monitorimit apo ankesat e reklamuara të mundshme nga sektori apo konsumatorët, të cilat raportohen në sektorët e UK Himarë sipas specifikime dhe rregullores së brendshme
  4. Kontaktet dhe raportimet sipas specifikimeve të rregullores së brendshme dhe manualit të UK Himarë , me Drejtorinë Teknike dhe  Inspektoratin Shtetëror të Shëndetit

  Dokumentacioni i kërkuar:

  • CV në gjuhën shqipe
  • Fotokopje diplome dhe listë notash të noterizuar
  • Fotokopje kartë ID e kandidatit
  • Çertifikatë personale dhe familjare
  • Dokument të aftësisë në punë
  • çdo dokument tjetër për kualifikime të tjera apo njohje e gjuhes së huaj

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Aftësi të mira teknike dhe komunikuese
  • Njohje e gjuhës angleze, e preferueshme, por ju kusht

Proçedurat e aplikimit: Paraqisni sa më shpejt dokumentacionin e plotë dorazi ose me postë , sipas specifikimeve të dokumentacionit të kërkuar Drejtuar:Zyrës së Burimeve Njerëzore, UK Himarë Sha me adresë: Rruga Nacionale, Spile, Godina, Stadiumi “Petro Ruci’, Kati III, Himarë  

Afati maksimal i pranimit të dokumentave është brenda datës 29 Prill 2021, në zyrat qëndore te UK Himarë Sha

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.