Skip to main content

Riparim defekti në tubacionin me diametër 200 mm, në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq

Të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit dhe vlerën e tij, prioriteti ynë qëndron në menaxhimin, reduktimin dhe kontrollin e humbjeve. Nëpërmjet skuadrës sonë, jemi vazhdimisht në terren me anë të pajisjeve të sofistikuara, për të detektuar humbjet, për të matur dhe zbuluar parametrat e rrjedhjes dhe presionit si dhe për të identifikuar çarjet brenda zonës së kontrolluar.

Pas detektimit të çarjes së tubacionit me diametër 200 mm të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq, u bë i mundur riparimi dhe kthimi i tij në funksion të plotë.

Në këtë mënyrë, synojmë të përmbushim misionin tonë për të siguruar furnizim me ujë të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët, në të gjithë zonën tonë të shërbimit.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.