2021- Fillim zbatim projekti “Pagesë për punë publike”
Në kuadër të programit të GIZ Albania “Shërbime të furnizimit me ujë dhe kanalizime të orientuara drejt performancës dhe konsumatorit”, në bashkëpunim me Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A, fillojnë zbatimin e projektit “Pagesë për punë publike”, me qëllim kontribuimin në zbutjen e efekteve negative që pandemia COVID-19, ka shkaktuar në rritjen e papunësisë dhe problemeve socio-ekonomike.
Gjatë kësaj periudhe do të fokusohemi te pastrimi dhe higjenizimi i infrastrukturës së sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe asaj të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura.
50 të papunë që vijnë nga familje me probleme sociale dhe ekonomike, për një periudhë 3 mujore, do të japin kontributin e tyre pranë UKKO SH.A.