Skip to main content

Shoqëria UK

 

Vizioni i Shoqërisë Ujësjellës- Kanalizime Korçë:

Të përpiqemi maksimalisht për të qënë ofrues LIDER i shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizime në Shqipëri dhe rajon.

Misioni i Shoqërisë Ujësjellës- Kanalizime Korçë

  • Të sigurojë një furnizim me ujë të qëndrueshëm , në sasi të mjaftueshme dhe cilësi të duhur, në përputhje me standartet në fuqi, nën moton:

           "KLIENTI ËSHTË GJITHCKA PËR NE”.

  • Të siguroje mbledhjen cilësore të ujrave të përdorura, trajtimin, shërbime të shkarkimit dhe largimit se tyre për ruajtjen e shëndetit publik dhe në përputhje me standartet kombëtare të ambientit.  
  •  
  • Të sigurojë një mjedis pune më të sigurt, të shëndetshëm dhe të dobishëm që  inkurajon komunikimin, vlerat e bashkëpunimit  së punonjësve trajnimin  dhe shpërblimin për arritje personale.
  •  
  • Të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme performancën financiare të Shoqërisë për një qëndrueshmëri financiare të tillë që të mundë të mbulojë nevojat për investime të reja, si dhe rinovimin në kohë të kapitaleve të saj.

 

VLERAT E SHOQËRISË UJËSJELLËS- KANALIZIME KORÇË

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë është e dedikuar dhe e përkushtuar ndaj:   KONSUMATORËVE.  Prioriteti kryesor i shoqërisë është shërbimi cilësor me qëndër konsumatorin.

RRITJES SË INTEGRITETIT:

Stafi i Shoqërisë ëhtë i zotuar për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur duke përcjellë sjellje etike, profesionale me përgjeshmëri të plotë.

PUNONJËSVE:

Shoqëria U/K Korcë vlerëson diversitetin dhe komunikimi të hapur, për të promovuar dinjitetin drejtësinë dhe respektin e ndërsjelltë.

BASHKËPUNIMIT TË VAZHDUESHËM:

Shoqëria përkushtohet të promovojë besimin reciprok, duke inkurajuar shkëmbimin e informacionit, njohurive dhe ideve ndërmjet anëtarëve të stafit për të arritur qëllimet e përbashkëta strategjike.

 

PREZANTIM I PËRGJITHSHËM I SHOQËRISË UKKO SH.A.

Informacion i përgjithshëm mbi Shoqërinë:

  • Kompania e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime Korçë sh.a. (UKKO SH.A) siguron shërbimin e furnizimit me ujë për Bashkinë Korçë dhe fshatrat Turan, Ciflig dhe Mborje të cilat janë nën juridiksionin e komunave të Bulgarecit dhe Drenovës.  Gjithashtu Ujësjellës Kanalizime Korçë sh.a. siguron shërbimin e grumbullimit, trajtimit dhe shkarkimin të ujërave të përdorura urbane për Bashkinë Korçë.

Në vitin 2012 ka përfunduar invesitimi, i cili kishte si objekt:

  • Rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve.
  • Ndërtimin e Impjantit të Trajtimit të Ujrave të Përdorura.

Ky investim solli përfundimin e ciklit infrasturkturor të grumbullimit, trajtimit dhe largimit të ujërave të përdorura urbane për 98% të popullsisë së qytetit të Korçës. .

  • Objektivi i Projektit – ujë higjenikisht i pastër dhe për 24 orë.
  •  
  • Reduktimi i rrezikut për shëndetin
  •  
  • Zhvillimi dhe mbrojtja e fushës ujëmbajtëse TURAN.
  • .
  • Ndërtimi i linjave të transmetimit nga puset në stacionin e pompimit.

 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.