UKKO Sh.A. për prodhimin e ujit shfrytëzon burime ujore nëntokësore. Nëpërmjet këtyre burimeve shoqëria prodhon mesatarisht 3,8 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 4 sistemeve me ngritje mekanike dhe 13 sistemeve me rrjedhje të lirë.
Volumi i ujit të prodhuar, pjesërisht matet dhe pjesërisht, vlerësohet.
UKKO Sh.A. zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit si dhe ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.
Rrjeti shpërndarës me një gjatësi totale prej rreth 185.5 km është i ndarë nga ana hidraulike në tre zona presioni të ndryshme që ballancohet hidraulikisht nga pozionet gjeodezike të ndryshme.
Sistemi i furnizimit me ujë monitorohet nga ujëmatësat në prodhim, në rezervuarë, si dhe ato zonale në rrjetin shpërndarës.
Të gjithë konsumatorët e të tre kartegorive (familjarë, biznese private dhe institucione shtetërore) janë të pajisur gjithashtu me ujëmatësa.
Theksohet fakti se të gjithë komponentët e sistemit të furnizimit me ujë janë të ndërtuara në përputhje me standartet më bashkëkohore të teknologjisë.