VENDIM Nr.382, datë 31.08.2022
PËR
MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA PËR SHOQËRINË UJËSJELLËS KANALIZIME KUKËS SH.A.
Në mbështetje të nenit 13, 14, 21 dhe 22 të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura", i ndryshuar (ligji nr. 8102), vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 "Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura" (Vendimi nr. 39), vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015 "Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura" (Vendimi nr. 40), vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 "Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura" (Vendimi nr. 41), vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 "Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura" (Vendimi nr. 42),
Komisioni Kombëtar Rregullator, pasi vlerësoi tarifat e propozuara nga operatori mbi bazën e Metodologjisë të miratuar me Vendim nr. 42, datë 09.12.2015 "Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura" si dhe akteve të tjera rregullatore që lidhen me të, arrin në konkluzionin se tarifat e propozuara sipas analizës së kryer janë të bazuara dhe në zbatim të kritereve ligjore referuese lidhur me kostot e pranueshme dhe të justifikuara si dhe përballueshmërinë, nuk janë të padrejta dhe të vendosura në kushtet e abuzimit me pozitën dominuese në treg të operatorit ekonomik në kuptim të ligjit nr. 9121, “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, të ndryshuar, dhe ligjin nr. 9902 “Për mbrojtjen e Konsumatorëve”, për gjithë sa më sipër, në zbatim të nenit 13, 14 dhe 22 të ligjit nr.8102 datë 28.03.1996 "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura", i ndryshuar,
VENDOSI:
- Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Kukës si më poshtë:
Tarifat e miratuara nga ERRU për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Kukës
Kategoria e Klientëve |
Njësia |
Tarifat sipas Vendimit |
A. Shërbimi i Furnizimit me Ujë |
||
1. Klientë Familjarë |
Leke/m3 |
30 |
2. Klientë Publik |
Leke/m3 |
80 |
3. Klientë Privat |
Leke/m3 |
100 |
B. Shërbimi i Largimit të Ujërave të Ndotura |
||
1. Klientë Familjarë |
Leke/m3 |
10 |
2. Klientë Publik |
Leke/m3 |
20 |
3. Klientë Privat |
Leke/m3 |
30 |
C. Tarifë Fikse Shërbimi |
||
1. Klientë Familjarë |
Leke/muaj/lidhje |
50 |
2. Klientë Publik |
Leke/muaj/lidhje |
100 |
3. Klientë Privat |
Leke/muaj/lidhje |
100 |
Për prodhimin e ujit të pijshëm, transmetimin dhe furnizimin me ujë të konsumatorëve, largimin e ujrave të ndotura apo edhe trajtimin e tyre, janë të angazhuar punonjësit e shoqërisë sonë, të cilët vlerësohen nëpërmjet kostos së punës. Këto procese në përditshmërinë e tyre, shoqërohen me konsum të energjisë elektrike, materialeve e kimikateve të ndryshme. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, për të zhvilluar aktivitetin e saj ka detyrime kundrejt shtetit për tatime e taksa.
Ofrimi i shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe trajtimi i ujrave të ndotura në vazhdimësi, kërkon mirëmbajtje të sistemeve ekzistuese dhe investime të reja për cilësi më të mirë dhe standarde më të larta shërbimi. Të gjithë këta elementë të marrë së bashku, pasqyrojnë atë që quhet kosto e shërbimeve. Këto kosto duhet të rikuperohen nëpërmjet të ardhurave që vijnë nga faturimi i ujit të pijshëm, ujrave të ndotura (kanalizimeve) dhe ITUN, me tarifat përkatëse.
Kompetencën e miratimit të tarifave të ujit për konsum publik, e ka Enti Rregullator i Ujit.
Tarifat aktuale për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizime, për Sh.a. Ujësjellës Kanalizime Tropojë:
Kategoritë e Klientëve |
Tarifë Volumetrike për Furnizim me Ujë |
Tarifë Volumetrike për Furnizim me Ujë |
Tarifë Volumetrike për KUN (Lekë/mᶾ) |
Tarifë Fikse |
Klientë Familjarë |
40 |
30 |
13 |
100 |
Klientë Publik |
80 |
80 |
22 |
100 |
Klientë Privat |
80 |
80 |
22 |
100 |
Për prodhimin e ujit të pijshëm, transmetimin dhe furnizimin me ujë të konsumatorëve, largimin e ujrave të ndotura, janë të angazhuar punonjësit e shoqërisë sonë, të cilët vlerësohen nëpërmjet kostos së punës. Këto procese në përditshmërinë e tyre, shoqërohen me konsum të energjisë elektrike, materialeve e kimikateve të ndryshme. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, për të zhvilluar aktivitetin e saj ka detyrime kundrejt shtetit për tatime e taksa.
Ofrimi i shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve në vazhdimësi, kërkon mirëmbajtje të sistemeve ekzistuese dhe investime të reja për cilësi më të mirë dhe standarde më të larta shërbimi. Të gjithë këta elementë të marrë së bashku, pasqyrojnë atë që quhet kosto e shërbimeve. Këto kosto duhet të rikuperohen nëpërmjet të ardhurave që vijnë nga faturimi i ujit të pijshëm, ujrave të ndotura (kanalizimeve), me tarifat përkatëse.
Kompetencën e miratimit të tarifave të ujit për konsum publik, e ka Enti Rregullator i Ujit.
Kategoritë e Klientëve |
Tarifë Volumetrike për Furnizim me Ujë (Lekë/mᶾ) |
Tarifë Fikse (Lekë/klient/muaj) |
Klientë Familjarë |
25 |
n.a |
Klientë Publik |
60 |
n.a |
Klientë Privat |
80 |
n.a |