Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Sh.a.UK Kukës shfrytëzon burime ujore sipërfaqsore. Nëpërmjet këtyre burimeve, shoqëria prodhon mesatarisht 1,6 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 3 sistemeve me rrjedhje të lirë. I gjithë volumi i ujit të prodhuar vlerësohet 100%.

Rrjeti Shpërndarës

Sh.a.UK Kukës administron një rrjet ujësjellësi prej 150 km nga I cili 35 km rrjet kryesor dhe 115 km rrjet shpërndarës.

Sh.a.UK Kukës ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 45 mijë banorë dhe ka të regjistruar 6,021 klientë nga të cilët 1,406 janë të paisur me matës konsumi. Shoqëria zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit si dhe ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve. 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.