Skip to main content

Shoqëria UK

"Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë" Sh.a, ka licencë të vlefshme për të ofruar shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve dhe trajtimin e ujrave të ndotura, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë Lezhë prej 78,3 mijë banorë, 65% e të cilëve jetojnë në qytet dhe pjesa tjetër jeton në fshat.

"Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë" Sh.a ofron gjithashtu shërbimin e furnizimmit me ujë të pijshëm për të gjithë popullsinë brënda bashkisë Mirditë dhe bashkisë Kurbin.

 

Vizioni

Shoqëria jonë angazhohet të jetë ofruesi më i besueshëm i shërbimeve ujësjellës – kanalizime, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të 3 bashkive, nëpërmjet një aktiviteti financiarisht të qëndrueshëm.

Misioni

  • Të ofrojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ujë cilësisht të pastër, në mënyrë të vazhduar, pa ndërprerje e me presionin e duhur.
  • Të garantojë sistem të sigurt të largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura për të mbrojtur shëndetin publik, në përputhje me standardet kombëtare të ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit.
  • Të sigurojë mjedis të përshtatshëm komunikimi, për të nxitur bashkëpunimin dhe rritur kapacitetet e stafit të shoqërisë. 
  • Të përmirësojë në vazhdimësi performancën finaciare, me tarifa sa më të përballueshme për publikun e bizneset, me qëllim që të mundësohet mbulimi i të gjitha kostove, duke përfshirë jo vetëm mirëmbajtjen e aseteve por edhe investimet e reja. 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.