Kanalizime
Sha.UK Lezhë, e realizon largimin e ujrave te ndotura nëpërmjët 7 sistemeve me ngritje mekanike (stacioneve të pompimit) dhe një rrjeti kanalizimesh prej 28 km. Shërbimi I kanalizimeve I ofrohet rreth 50 mijë banorëve duke regjistruar për këtë shërbim 13,797 klientë nga të cilët vetëm 12,703 janë në qytet dhe 1,094 klientë në fshat.
ITUN
Në qytetin e Lezhës, me financim të bankës botërore, është ndërtuar Impianti i trajtimit të ujrave të ndotura, I cili ka filluar të funksionojë, prej vitit 2014. Ai zë një sipërfaqe toke prej 29,1 hektarësh me kapacitet të mjaftueshëm për një popullsi ekuivalente prej 51 mijë banorësh. Në kushtet e funksionimit me kapacitet të plotë, impianti konsumon rreth 851 mijë (kwh) energji elektrike. Në ITUN Lezhë, nuk shkarkojnë ujra industiale dhe në të përdoret niveli primar dhe sekondar I trajtimit. Janë 6 stacione pompimi që transportojnë/shkarkojnë ujrat e kolektorëve kryesorë në ITUN dhe Trupi ujor pritës për ujrat e përpunara është Lumë. Jetëgjatësia e ITUN Lezhë sipas projektit, është 20 vjet.