Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Sh.a.UK Lezhë shfrytëzon si burime ujore nëntokësore ashtu edhe ato sipërfaqësore. Nëpërmjet këtyre burimeve shoqëria prodhon mesatarisht 3,18 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 35 sistemeve me ngritje mekanike dhe 9 sistemeve me rrjedhje të lirë. Volumi i ujit të prodhuar, pjesërisht matet dhe pjesërisht, vlerësohet. Sh.a.UK Lezhë zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit si dhe ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.

Rrjeti Shpërndarës

Shoqëria administron një rrjet ujësjellësi prej 157 km, nga I cili 18 km rrjet kryesor dhe 139 km rrjet shpërndarës. Kjo shoqëri ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 60,3 mijë banorë dhe ka të regjistruar 16,358 klientë nga të cilët 13,562 jane të paisur me matës konsumi.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.