Kursejeni Ujin, Uji është jetë!
- 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur.
- Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për tu pirë.
- Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
- Rregullon temperaturën e trupit tonë.
- Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
- Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë së gjallë.
- Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.
Përdorimi i ujit në jetën e përditshme!
- Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.
- Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
- Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.
Sa ujë përdorim:
- 2 litra ujë, sa herë mbushim një çajnik.
- 25 litra ujë, sa herë të lahemi.
- 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.
- 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi .
- 10 litra ujë, sa herë shtypim butonin e shkarkimit të tualetit.
- Një rubinet i cili pikon pikë - pikë, pa i kushtuar askush vëmendje harxhon afërsisht 283 - 387 litra ujë në javë!
Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit?
- Të mos lejojmë të rrjedhë ujë pa arësye nga rubineti.
- Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.
- Të mos konsumojmë më shumë ujë sesa kemi nevojë.
- Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.
- Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.
- Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët.
- Të mos ujitim çdo ditë lulet.
- Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.
- Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.