Skip to main content

KËRKOHET ELEKTROPOMPIST

 

 

Nr.1432/1  Prot                                                                                            Lushnje, më­ dt.29.08.2023

 

NJOFTIM

për

Shpallje të 2 (dy) vendeve vakante në pozicionin Elektropompist 

Në zbatim të Ligjit Nr.9901, dt.14.04.2008,“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit me Nr.7961, dt.12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Vendimit Nr.2, dt.29.12.2022 “Për Miratimin e Strukturës organike për vitin 2023 të Shoqërisë Rajonale UK Lushnje Sh.a” të Asamblesë së Përgjithshme si dhe Rregullores së Brendshme të shoqërisë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurat e konkurimit për 2 (dy)  vende vakante :

  1. Elektropompist Virovë;
  2. Elektropompist Gajde;

 DETYRAT E ELEKTROPOMPISTIT ;

Varet nga Menaxheri i Sektorit të Prodhimit të Ujit, Rezervuarve dhe Transmetimit dhe ka këto detyra:

  1. Mban në gatishmëri dhe shfrytëzon sipas rregullave të teknikës stacionin e pompimit.
  2. Merr dhe dorëzon turnin duke shënuar në formatin e caktuar nga Shoqëria në librin e shënimeve, problemet e konstatuara gjatë turnit.
  3. Për stacionet me elektricist, lëshimi i pompave bëhet në bashkëpunim midis pompistit dhe elektricistit. Për Stacionet pa elektricist, pompisti manovron vetë për vënien në punë të elektro-pompave bazuar në rregulloren teknike.
  4. Mban lidhje me Menaxherin e Prodhimit të Ujit, Rezervuarve dhe Transmetimit  për probleme që dalin gjate turnit.
  5. Nuk largohet nga turni pa i ardhur ndërruesi.
  6. Merr pjesë në remontet e kryera nga grupi i remonteve mekanike.
  7. Plotëson rregullisht librin e shfrytëzimit të Stacionit, sipas formatit të caktuar nga Shoqëria 
  8. Zbaton me përpikmëri Rregulloren e Sigurimit Teknik në punë. Çdo vit del para komisionit të sigurimit teknik për t’u pajisur ose rifreskuar dëshminë përkatëse. Në të kundërt i hiqet e drejta për të punuar në shfrytëzimin e elektro-pompave si pompist.
  9. Ka për detyrë të pajiset me librezën e shëndetësisë sipas rregullave në fuqi, dhe nuk lejohet të kryejë shërbimin në stacion nëse nuk e ka plotësuar atë periodikisht.
  10. Bën shërbimin ndaj pompave (ndërron litarët e pompave, kryen grasatimin e kushinetave, karikimin e pompës përpara lëshimit, dhe çdo veprim tjetër sipas normave dhe rregulloreve të miratuara), mbasi është siguruar që i ka stakuar ato nga rrjeti elektrik.
  11. Nxjerr jashtë pune puset nga të cilët konstatohet së uji vjen me ndotje (i turbullt, etj.) në bashkëpunim me klorinuesin dhe njofton menjëherë Përgjegjësin e Stacionit të Prodhimit.
  12. Administron dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për inventarin e makinerive dhe pajisjeve që ka në përdorim stacioni i pompimit.

Kualifikimet

Arsimi profesional ,arsimi i mesëm, me përvojë të gjerë në sektorin ujësjellës.

• Njohuri te mjaftueshme per fuksionimin dhe mirëmbajtjen e ujesjellesit.

• Aftësi mbikëqyrëse

Kushtet e punës

Orar jo I rregullt I punës mund të ndodhë për shkak të difekteve në ujesjelles,

parregullsive e ngjarjeve të veçanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon :

  • Të kenë shtetësinë shqiptare;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale;
  • Të jetë i aftë për punë;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :

1) Kërkesë për aplikim + CV;

2) Fotokopje e Kartës së Identitetit / Pasaportës;

3) Çertifikatë familjare;

4) Çertifikatë personale;

5) Vërtetim Banimi;

6) Raport mjeko-ligjor;

7) Librezë Shëndetësore;

) Fotokopje e deftesës  se  shkollës e noterizuar;

8) Dëshmi penaliteti;

9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);

10) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.A brenda datës 11.09.2023 ;

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe do të njoftohen për zhvillimin e fazës së dytë, atë të intervistimit me gojë;  Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Publikimi i rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit :

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e internetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe në ambjentet e shoqërisë.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Faleminderit për bashkëpunimin !       

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.