Skip to main content

NJOFTIM për shpallje të vendit vakant në pozicionin Pompist dhe Roje Pompe Gur - Kryekuq (Remas)

 

 

NJOFTIM

për

Shpallje të vendit vakant në pozicionin Pompist dhe Roje Pompe Gur - Kryekuq (Remas)

Në zbatim të Ligjit Nr.9901, dt.14.04.2008,“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit me Nr.7961, dt.12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Vendimit Nr.2, dt.29.12.2022 “Për Miratimin e Strukturës organike për vitin 2023 tëShoqërisë Rajonale UK Lushnje Sh.a” të Asamblesë së Përgjithshme si dhe Rregullores së Brendshme të shoqërisë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurat e konkurimit për vendin vakant :

  • Pompist dhe Roje Pompe Gur - Kryekuq (Remas) - Njësia e Burimeve Hidrike (STP) dhe Shpërndarjes;

 DETYRAT E POMPISTIT / ROJE POMPE ;

Pompisti / Roja varet nga ana administrative nga Përgjegjësi i Sektorit Teknik dhe nga ana funksionale nga Përgjegjësi i Sektorit të Shpërndarjes në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ka këto detyra:

  1. Të mbajë në gadishmëri dhe të shfrytëzoje sipas rregullave të teknikës stacionin e pompimit.
  2. Te marre dhe te dorezoje turnin duke shenuar ne proces verbal problemet e turnit.
  3. Per stacionet me elektricist, leshimi i pompave behet ne bashkepunim midis pompistit dhe elektricistit. Per Stacionet pa elektricist, pompisti manovron vete per venien ne pune te elektropompave bazuar ne rregulloren teknike.
  4. Të mbajë lidhje me qëndrën për probleme që dalin gjatë turnit.
  5. Të mos largohet nga turni pa i ardhur nderruesi.
  6. Të marrë pjese ne remontet e kryera nga grupi i remonteve mekanike.
  7. Plotëson rregullisht librin e shfrytezimit te Stacionit.
  8. Zbaton me perpikmeri Rregulloren e Sigurimit Teknik ne pune. Cdo vit del para komisionit te sigurimit teknik per tu paisur ose rifreskuar deshmine perkatese. Ne te kundert i hiqet e drejta per te punuar ne shfrytezimin e elektropompave si pompist.
  9. Ka per detyre te pajiset me librezen e shendetesise konform rregullave ne fuqi, dhe nuk lejohet te kryeje sherbimin ne stacion n.q.se. nuk e ka plotesuar ate periodikisht.
  10. Ben sherbimin ndaj pompave (ndron litaret e pompave, kryen grasatimin e kuzhinetave, karikimin e pompes perpara leshimit etj.), mbasi është siguruar qe i ka stakuar ato nga rrjeti elektrik.
  11. Nxjerr jashte pune puset nga te cilet konstatohet se uji vjen me ndotje ( i turbullt etj) ne  bashkepunim me klorinuesin dhe njofton menjehere Menaxherin e Prodhimit.
  12. Administron dhe mban përgjegjësi te drejtperdrejte per inventarin e makineri-paisjeve qe kane ne perdorim stacionet e pompimit.
  13. Siguron ruajtjen e objektit.
  14. Para marrjes së shërbimit, kontrollon objektin, për problematikat e konstatuara njofton Dispeçerin dhe kryen shënimet përkatëse në librin e shërbimit.
  15. Parandalon hyrjen e mjeteve të panjohura në objekt.
  16. Njeh dhe zbaton rregulloren për mbrojtjen kundra zjarrit.
  17. Sillet dhe komunikon në mënyrë korrekte me punonjësit.
  18. Bashkëpunon me policinë e rendit në interes të forcimit dhe të rritjes së efektshmërisë së veprimit në rast të cenimit të pronës ose të personelit.

Kualifikimet

Arsimi profesional, arsimi i mesëm, 8 -9 vjeçar me përvojë të gjerë në sektorin ujesjelles.

• Njohuri te mjaftueshme per fuksionimin dhe mirëmbajtjen e ujesjellesit.

• Aftësi mbikëqyrëse

Kushtet e punës

Orar jo I rregullt I punës mund të ndodhë për shkak të difekteve në ujesjelles,

parregullsive e ngjarjeve të veçanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon :

  • Të kenë shtetësinë shqiptare;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale;
  • Të jetë i aftë për punë;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :

1) Kërkesë për aplikim + CV;

2) Fotokopje e Kartës së Identitetit / Pasaportës;

3) Çertifikatë familjare;

4) Çertifikatë personale;

5) Vërtetim Banimi;

6) Raport mjeko-ligjor;

7) Librezë Shëndetësore;

8) Fotokopje e deftesës  se  shkollës e noterizuar;

9) Dëshmi penaliteti;

10) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);

11) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.A brenda datës 23.10.2023 ;

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe do të njoftohen për zhvillimin e fazës së dytë, atë të intervistimit me gojë;  Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Publikimi i rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit :

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e internetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe në ambjentet e shoqërisë.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Faleminderit për bashkëpunimin !                                                                    

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.