Skip to main content

NJOFTIM PER SHPALLJEN E VENDIT VAKANT ARKËTARE

 

 

Në zbatim  të  Ligjit  Nr.9901,  dt.14.04.2008,"Për  tregtaret  dhe  shoqëritë  tregtare" i ndryshuar,  Ligjit  me  Nr.7961 , dt.12 .07.1995,  "Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë, Vendimit Nr.4, dt.30.01.2024 “Për Miratimin e Strukturës organike dhe nivelit të pagave për vitin 2024” të Asamblesë së Përgjithshme”, si dhe Rregullores  së Brendshme  të  shoqërisë,  Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurën e konkurimit për pozicionin vakant " Arkëtare", në Drejtorinë Tregtare.

DETYRAT E ARKËTARES :

  • Administron veprimtarinë e arkëtimit si dhe organizon, koordinon dhe drejton Arkën, marrjes së masave dhe paraqitjes së propozimeve.
  • Monitoron dhe kontrollon:
  1. Arkëtimet ditore.
  2. Arkëtimet ditore që rrjedhin nga veprimet me bankat që nuk transferohen në mënyrë elektronike.
  3. Arkëtimet ditore që rrjedhin nga veprimet me bankat që transferohen në mënyrë elektronike.
  4. Arkëtimet ditore, mujore që rrjedhin nga veprimet me Postën Shqiptare, Easy Pay, Unioni Financiar, Raea, Ak-Invest etj.
  • Sqaron dhe mban përgjegjësi për vonesat e shkarkimeve të faturave.
  • Mban evidence për problematika që lindin me sistemin e arkëtimit dhe ja komunikon Përgjegjësit Financës dhe Përgjegjësit të Shitjes.
  • Rakordon çdo ditë me Sektorin ekonomik në lidhje me shumat e paraqitura në modulin e klientëve (shkarkimet e faturave), sipas llojit të klientit/arkës/bankës/faturës/vlerës së shërbimit.
  • Kryen inventarin mujor për çdo arkë duke nxjerrë çdo diferencë në vlerë lekësh.
  • Harton dokumentacionin për çdo problematikë të konstatuar gjatë rakordimit të arkave dhe postave.

Kandidatët duhet të plotë kërkesat e posaçme si vijon :

  • KRITERE  TË PËRGJITHSHME   :
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zoterojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
  • mos ketë masë disiplinore fuqi;
  • KRITERE TË VEÇANTA:

Kualifikimet:

  • Arsim të mesëm.
  • Saktësi në regjistrimin e të dhënave dhe raportimin
  • Njohuri në procedurat e faturimit dhe arketimit
  • Ka aftësi të arsyeshme të komunikimit
  • Të këtë eksperiencë në shërbimin me klientin.
  • Njohuri kompjuterike (Bazat e kompjuterit + Paketa Office 2007-2016)

Kushtet e punës

•     Punë në zyrë

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim+CV;
  2. Fotokopje e Kartës së Identitetit  /  Pasaportës;
  3. Çertifikate familjare;
  4. Çertifikate personale;
  5. Vertetim Banimi;
  6. Raport mjeko-ligjor;
  7. Libreze Shendetesore;
  8. Fotokopje e defteses se shkolles e noterizuar dhe listë notash;
  9. Deshmi penaliteti;
  10. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);
  11. Çertifikata kualifikimi te ndryshme (ne rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose individualisht në zyrën e Sekretari-Protokollit, të shoqërisë, sëbashku me kërkesën për aplikim për punësim, brenda dt.19.03.2024.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për  fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje dhe do të njoftohen për fazën e dytë, atë të intervistimit me gojë;

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen ne lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Publikimi i rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit:

Në perfundim te vleresimit te kandidateve, Sektori i Burimeve Njerezore ne Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e intemetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje dhe në ambientet e shoqërisë. Kandidatet jo fitues kane te drejte te ankimohen prane Sektorit te Burimeve Njerezore ne Shoqerine Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a.

Afati i ankimimit eshte 2 dite nga data e shpalljes se rezultateve te testimit.

Faleminderit per bashkepunimin !

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.