Skip to main content

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT ARKËTARE DIVJAKË

 

Në zbatim  të  Ligjit  Nr.9901,  dt.14.04.2008,"Për  tregtaret  dhe  shoqëritë  tregtare" i ndryshuar,  Ligjit  me  Nr.7961 , dt.12 .07.1995,  "Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë, Vendimit Nr.4, dt.30.01.2024 “Për Miratimin e Strukturës organike dhe nivelit të pagave për vitin 2024” të Asamblesë së Përgjithshme”, si dhe Rregullores  së Brendshme  të  shoqërisë,  Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurën e konkurimit për pozicionin vakant " Arkëtare", në Nj.O Divjakë.

DETYRAT E ARKËTARES:

Arkëtarja varet nga ana administrative nga Përgjegjësi i Njësisë Operative Divjakë dhe nga ana funksionale nga Drejtori Tregtar në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ka këto detyra:

  • Administron veprimtarinë e arkëtimit si dhe organizon, koordinon dhe drejton Arkën, marrjes së masave dhe paraqitjes së propozimeve.
  • Monitoron dhe kontrollon:
    • Arkëtimet ditore.
    • Arkëtimet ditore që rrjedhin nga veprimet me bankat që nuk transferohen në mënyrë elektronike.
    • Arkëtimet ditore që rrjedhin nga veprimet me bankat që transferohen në mënyrë elektronike.
    • Arkëtimet ditore,mujore që rrjedhin nga veprimet me Postën Shqiptare,Easy Pay,Unioni Financiar,Raea,Ak-Invest etj.
  • Sqaron dhe mban përgjegjësi për vonesat e shkarkimeve të faturave.
  • Mban evidence për problematika që lindin me sistemin e arkëtimit dhe ja komunikon Përgjegjësit Financës dhe Përgjegjësit të Shitjes.
  • Rakordon çdo ditë me Njësin e Kontabilitetit në lidhje me shumat e paraqitura në modulin e klientëve (shkarkimet e faturave), sipas llojit të klientit/arkës/bankës/faturës/vlerës së shërbimit.
  • Kryen inventarin mujor për çdo arkë duke nxjerrë çdo diferencë në vlerë lekësh.
  • Harton dokumentacionin për çdo problematikë të konstatuar gjatë rakordimit të arkave dhe postave.

 

Kandidatët duhet të plotë kërkesat e posaçme si vijon :

  • KRITERE TË PËRGJITHSHME:
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zoterojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
  • mos ketë masë disiplinore fuqi;

 

  • KRITERE TË VEÇANTA:

         Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm / profesional;
  • ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
  • Të këtë mendim analitik, kritik në lidhje me shifrat dhe raportet
  • Të këtë njohuri mbi sistemin e tarifave, faturimit dhe proçedurave të mbledhjes së të ardhurave, analizimin e të dhënave dhe raportet
  • Njohuri kompjuterike (Bazat e kompjuterit + Paketa Office + Programet Al-Billing / Financa);

         Kushtet e punës

     •   Punë në zyrë

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim+CV;
  2. Fotokopje e Kartës së Identitetit  /  Pasaportës;
  3. Çertifikate familjare;
  4. Çertifikate personale;
  5. Vertetim Banimi;
  6. Raport mjeko-ligjor;
  7. Libreze Shendetesore;
  8. Fotokopje e defteses se shkolles e noterizuar dhe listë notash;
  9. Deshmi penaliteti;
  10. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);
  11. Çertifikata kualifikimi te ndryshme (ne rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose individualisht në zyrën e  Sekretari-Protokollit, të shoqërisë, sëbashku me kërkesën për aplikim për punësim, brenda dt.29.04.2024.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për  fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje dhe do të njoftohen për fazën e dytë, atë të intervistimit me gojë;

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen ne lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Publikimi i rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit:

Në perfundim te vleresimit te kandidateve, Sektori i Burimeve Njerezore ne Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e intemetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje dhe në ambientet e shoqërisë.

Kandidatet jo fitues kane te drejte te ankimohen prane Sektorit te Burimeve Njerezore ne Shoqerine Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit eshte 2 dite nga data e shpalljes se rezultateve te testimit.

Faleminderit per bashkepunimin !

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.