Skip to main content

NJOFTIM PER SHPALLJEN E VENDIT VAKANT FATURIST FSHAT

 

Në zbatim të Ligjit Nr.9901, dt.14.04.2008,“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit me Nr.7961, dt.12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Vendimit Nr.2, dt.29.12.2022 “Për Miratimin e Strukturës organike për vitin 2023 të Shoqërisë Rajonale UK Lushnje Sh.a” të Asamblesë së Përgjithshme si dhe Rregullores së Brendshme të shoqërisë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurat e konkurimit për vendin vakant “Faturist Fshat”.

DETYRAT E FATURISTIT :

Varet nga Specialisti i Faturimit dhe Përgjegjësi i Sektorit të Shitjes dhe ka këto detyra:

  1. Është përgjegjës për faturimin e saktë që ka në ngarkim sipas zonave.
  2. Kryen çdo muaj leximin për të gjithë abonentët e zonës që ka në ngarkim,sipas grafikut të përcaktuar nga Sektori Shitjes.
  3. Gjatë lexim-faturimit kontrollon :
  • Gjëndjen tekniko fizike të matësit
  • Vulosjen e tij
  • Rrotullimin e shigjetave ose numrave për konsum minimal
  • Kërkesa të tjera në përputhjen me instruktimin që do të bëhet nga përgjegjësi i tij.
  1. Gjëndjen e rregullt ose e parregullt të shënohet në listë, çdo ditë bën present tek përgjegjësi i tij rastet me probleme.
  2. Kryen shpërndarjen e faturave të prodhurara dhe njoftimin për abonentët debitor sipas zonave përkatëse.
  3. Organizon punën në mënyrë të tillë që të mund të realizojë leximin faktik të matësit dhe dorëzimin në çdo abonent.
  4. Në përfundim të leximit mujor lexues-faturuesi plotëson evidencën për konstatimet gjatë procesit të leximit faturimit.
  5. Të dorëzojë te përgjegjësi listat e plotësuara një ditë më parë, duke evidentuar abonentët me probleme.
  6. Është i detyruar të vrojtojë, kontrollojë të gjithë përdoruesit e zonës së tij për të mos lejuar asnjë konsumator pa faturim, si pasojë e moslidhjes së kontratës.
  7. Kur konstanon pësdorues të cilët nuk faturohen i paralajmëron ata për shkelje të ligjit dhe njofton menjëherë me shkrim ose Email përgjegjësin e sektorit dhe specialistin e njësisë.
  8. Mban përgjegjësi për veprime dhe mos veprime që pengojnë plotësimin e detyrave të përcaktuara në këtë rregullore.
  9.  Merr pjesë në grupe pune të ngritura nga Administratori i Shoqërisë Rajonale për nevoja dhe situata të veçanta në shërbim të shoqërisë.
  10. Zbaton çdo detyrë që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Shitjes dhe Specialisti i Faturimit.
  11. Zbaton rregullat e disiplinës në punë dhe detyrat e përcaktuara në rregulloren e brendshme të shoqërisë.

Kualifikimet

Arsim i Mesëm.

• Njohuri bazë të furnizimit me ujë dhe shërbimet e kanalizimit.

• Saktësi në regjistrimin e të dhënave dhe raportimin.

• Kupton procedurat e faturimit dhe arketimit.

• Ka aftësi të arsyeshme të komunikimit.

• Te këtë eksperience ne shperbim me klientin.

Kushtet e punës

• Pune në terren.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon :

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore për largimin nga puna, për shkak të shkeljeve disiplinore dhe cenim të rregullave të etikës nga një subjekt tjetër punëdhënës;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale;
  • Të jetë i aftë për punë;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :

1) Kërkesë për aplikim + CV;

2) Fotokopje e Kartës së Identitetit / Pasaportës;

3) Çertifikatë familjare;

4) Çertifikatë personale;

5) Vërtetim Banimi;

6) Raport mjeko-ligjor;

7) Librezë Shëndetësore;

8) Fotokopje e deftesës  se  shkollës e noterizuar;

9) Dëshmi penaliteti;

10) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);

11) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a brenda datës 29.01.2024;

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe do të njoftohen për zhvillimin e fazës së dytë, atë të intervistimit me gojë;  Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Publikimi i rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit :

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e internetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe në ambjentet e shoqërisë.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Faleminderit për bashkëpunimin !   

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.