Skip to main content

NJOFTIM PER SHPALLJEN E VENDIT VAKANT MENAXHER OPERIM MIRËMBAJTJE

 

Në zbatim  të  Ligjit  Nr.9901,  dt.14.04.2008,"Për  tregtaret  dhe  shoqëritë  tregtare" i ndryshuar,  Ligjit  me  Nr.7961 , dt.12 .07.1995,  "Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë, Vendimit Nr.4, dt.30.01.2024 “Për Miratimin e Strukturës organike dhe nivelit të pagave për vitin 2024” të Asamblesë së Përgjithshme”, si dhe Rregullores  së Brendshme  të  shoqërisë,  Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurën e konkurimit për pozicionin vakant " Menaxher Operim- Mirëmbajtje", në Drejtorinë Teknike.

 

DETYRAT E MENAXHERIT TË OPERIM-MIRËMBAJTJES:

Menaxheri i Sektorit të Mbështetjes Operacionale varet nga Drejtori Teknik dhe ka këto detyra:

  • Organizon, koordinon dhe drejton punën e sektorit, nëpërmjet shpërndarjes së detyrave, kërkesës së llogarisë, marrjes së masave dhe paraqitjes së propozimeve.
  • Kontrollon ecurinë e punimeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura dhe eliminimin e defekteve në kohë dhe cilësi sipas standardeve të kërkuara, kushteve teknike të zbatimit, rregullave për ruajtjen e mjedisit dhe të sigurisë në punë .
  • Kontrollon dokumentacionet tekniko-ligjor të mbajtur për punimet e mirëmbajtjes.
  • Bashkëpunimin me strukturat e tjera të drejtoris dhe Shoqërisë për problemet që mund të dalin në lidhje me furnizimin normal me ujë si dhe grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
  • Mban përgjegjësi për arritjen e objektivave afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të përcaktuara nga Buxheti i Shoqërisë apo vendime të tjera të strukturave drejtuese të Shoqërisë.
  • Organizon, ndjek dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë teknike dhe elektrike të sektorit.
  • Kontrollon dhe firmos të gjithë shkresat në emër të sektorit.
  • Ka të drejtë të propozojë ndryshime në strukturën organizative të drejtorisë dhe njësive të saj.
  • Ka të drejtën e propozimeve për ndryshimin e metodologjisë dhe procedurave të punës si dhe për marrjen e masave tekniko–organizative për çështje që lidhen me veprimtarinë teknike të drejtorisë.
  • Harton dhe zbaton planin e remonteve për pajisjet elektro-mekanike të stacioneve të pompimit që lidhen me prodhimin dhe transmetimin e ujit.
  • Harton dhe rifreskon Rregulloret e Brendshme të Stacioneve të Pompimit (Për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e tyre) si dhe kontrollon zbatimin e tyre nga NjO-të.
  • Kontrollon në mënyrë sistematike dokumentacionin përkatës për të gjitha makineritë dhe pajisjet elektro–mekanike të instaluara nëpër objektet kryesore të Shoqërisë si dhe ndjekjen shkallës së amortizimit të tyre.
  • Kontrollon shkallën e gatishmërisë të pajisjeve elektrike dhe mekanike që lidhen me prodhimin dhe transmetimin e ujit.
  • Kontrollon dhe ndjek me korrektësi zgjidhjen ekzakte të problemeve të karakterit elektrik dhe mekanik që i ngarkohen sektoritë.
  • Analizon harxhimin dhe faturimin mujor të energjisë elektrike.
  • Rakordon dhe analizon shpenzimet e energjisë elektrike, në përshtatje të fuqisë së instaluar, duke propozuar masa konkrete për kursimin e energjisë elektrike dhe mekanike.
  • Organizon, kontrollon dhe ndjek punën për mirëmbajtjen mekanike të objekteve, mjeteve, pajisjeve të cilat i shfrytëzon drejtoria për realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj.

Kandidatët duhet të plotë kërkesat e posaçme si vijon :

  • KRITERE  TË PËRGJITHSHME   :
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

  • KRITERE TË VEÇANTA:

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkencat inxhinierike, ne deget inxhinieri hidroteknike, mekanike, elektrike apo disiplina te ngjashme
  • ketë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri te mjaftueshme per fuksionimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit.
  • Të këtë mendim analitik, kritik dhe aftësi mbikëqyrëse në lidhje me natyrën e punës në shoqëri;
  • Njohuri kompjuterike (Bazat e kompjuterit + Paketa Office + Programet Autocad /SCADA ose ekuivalente);

Kushtet e punës

  • Punë zyre dhe me kontrolle të shpeshta në terren.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim+CV;
  2. Fotokopje e Kartës së Identitetit  /  Pasaportës;
  3. Çertifikate familjare;
  4. Çertifikate personale;
  5. Vertetim Banimi;
  6. Raport mjeko-ligjor;
  7. Libreze Shendetesore;
  8. Fotokopje e defteses se shkolles e noterizuar dhe listë notash;
  9. Deshmi penaliteti;
  10. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm)
  11. Çertifikata kualifikimi te ndryshme (ne rast se ka)

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose individualisht në zyrën e Sekretari-Protokollit, të shoqërisë, sëbashku me kërkesën për aplikim për punësim, brenda dt.09.04.2024.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për  fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje dhe do të njoftohen për fazën e dytë, atë të intervistimit me gojë;

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen ne lidhje me:

    • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
    • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Publikimi i rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit:

Në perfundim te vleresimit te kandidateve, Sektori i Burimeve Njerezore ne Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e intemetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje dhe në ambientet e shoqërisë.

Kandidatet jo fitues kane te drejte te ankimohen prane Sektorit te Burimeve Njerezore ne Shoqerine Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit eshte 2 dite nga data e shpalljes se rezultateve te testimit.

Faleminderit per bashkepunimin !

 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.