Skip to main content

NJOFTIM PER SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PERGJEGJES NJ.OPERATIVE DIVJAKE

 

 

Ne  zbatim  te  Ligjit  Nr.9901,  dt.14.04.2008,"Per  tregtaret  dhe  shoqerite  tregtare" ndryshuar, Ligjit me Nr.7961 , dt.12 .07.1995, "Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise,  Vendimit Nr.2, dt.29.12.2022 "Per Miratimin e Struktures organike per vitin 2023 te Shoqerise Rajonale UK Lushnje Sh.a" te Asamblese se Pergjithshme si dhe Rregullores se Brendshme  te  shoqerise, Shoqeria  Rajonale  Ujesjelles  Kanalizime   Lushnje   Sh.a  shpall procedurat e konkurimit per vendin vakant "Pergjegjes Nj.O Divjake".

 

DETYRAT E PERGJEGJES NJ.OPERATIVE DIVJAKE:
Pergjegjesi i Nj.O Divjake varet nga Administratori dhe ka keto detyra:

 

  • Zbaton planet, programet e punes dhe siguron arritjen e objektivave qe i delegohen Nj.O-se per zbatim.
  • Kryen te gjitha veprimet e administrimit te veprimtarise se Nj.O-se.
  • Perfaqeson Shoqerine ne marredheniet me te tretet brenda zones territoriale qe mbulon Nj.O-ja.
  • Ben organizimin dhe drejton punen e strukturave ne varesi ne lidhje me realizimin e objektivave dhe detyrave te Nj.O-se per arritjen e performances .
  • Organizon, drejton punen dhe bashkepunon me Sektorin e Fumizimit me Uje dhe Sektorine e Grumbullimit te Ujerave te Ndotura ne Drejtorine e Pergjithshme per venien ne eficience te plote te infrastruktures se fumizimit me uje dhe ate te grumbullimit dhe largimit te ujerave te ndotura brenda territorit te Bashkise perkatese.
  • Drejton punen e te gjithe sektoreve dhe kujdeset qe veprimtaria e tyre te mbeshtetet ne dispozitat ligjore dhe rregullat e caktuara nga Shoqeria ne kete rregullore.
  • Ndermerr masa organizative dhe teknike per nje shfrytezim sa me racional te skemave te fumizimit me uje te zones qe mbulon kjo Nj.O gjithmone duke bashkepunuar me Sektorine e Fumizimit me Uje ne Drejtorine e Pergjithshme.
  • Paraqet planin e punes per NjO-ne dhe ben raportime ditore, javore dhe mujore ne lidhje me realizimin e detyrave te saj. Ne kete kuader harton dhe ndjek realizimin e planeve mujore si edhe harton plane pune per gatishmerine ne raste festash, avarish dhe investimesh.
  • Drejton punen per evidentimin e te gjitha shkeljeve dhe cenimeve qe i behen rregullave te shfrytezimit te rrjetit te Ujesjellesit dhe merr masa per eliminimin e tyre.
  • Ndjek dhe kontrollon nepermjet  laboratorit te Shoqerise apo te laboratoreve jashte  saj, cilesine e ujit dhe ne bashkepunim me Sektorin e Monitorimit te Cilesise se Ujit evidenton e propozon masa per eliminimin e ndotjeve te konstatuara ne rrjet.
  • Bashkepunon me Sektorine e Fumizimit me Uje, Sektorine e Grumbullimit te Ujerave te Ndotura dhe Sektorine e Mirembajtjes ne Drejtorine e Pergjithshme per problemet e ndryshme qe mund te dalin ne lidhje me fumizimin normal te konsumatoreve me uje dhe me grumbullimin dhe largimin e ujerave te ndotura, ne vecanti per eliminimin e defekteve te renda, per riparimin e elektro-pompave, elektromotoreve, pajisjeve te tjera dhe mbajtjen e tyre ne gjendje pune.
  • Ben analiza pune mujore, 3-mujore dhe vjetore ne NjO dhe jep llogari per mbarevajtjen e punes para Administratorit.
  • Propozon zyrtarisht marrjen e masave disiplinore per punonjesit e NjO-se, per cdo thyerje disipline ne pune apo mosrealizim te detyrave te ngarkuara duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes dhe Kontrates Kolektive te Punes.
  • Per nje mbarevajtje mete mire te punes gjate vitit, harton kerkesat per baze materiale te cilen e paraqet ne Drejtorine Teknike prane Drejtorise se Pergjithshme.
  • Ka te drejten e nxjerrjes se urdhrave per strukturat ne varesi ne zbatim te rregullores se brendshme te Shoqerise dhe urdhrave e udhezimeve te Administratorit.
  • Ka te drejte te paraqese propozoje ndryshime ne strukturen organizative te NjO-se.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e posa9me si vijon :

KRITERE TE PERGJITHSHME :

  • Te jete shtetas shqiptar me zotesi te plote per te vepruar;
  • Te zoteroj aftesite e nevojshme profesionale per vendin e punes, per te cilin konkuron;
  • Te mos jete i denuar me vendim te formes se prere te gjykates, per kryerje te vepres/ave penale;
  • Te mos jete larguar nga puna me mase disiplinore;
  • Te mos kete mase disiplinore ne fuqi;

KRITERE TE VECANTA:

 

  • Te kete perfunduar arsimin e larte ne Shkencat Ekonomike , Inxhinierike, te zoteroje diplome Master;
  • Te kete se paku 1 vit pervoje ne funksione perkatese te menaxhimit financiar.
  • Te kete njohuri baze te fumizimit me uje dhe sherbimet e kanalizimit;
  • Te kete mendim analitik, kritik ne lidhje me shifrat dhe raportet;
  • Te kete Njohuri kompjuterike (Bazat e kompjuterit + Paketa Office 2007-2016 + Programet Alpha I Financa)
  • Te kete aftesi mbikeqyrese dhe te menaxhimit


KUSHTET E PUNES
Pune ne zyre. 

 

Dokumentacioni, menyra dhe afati i dorezimit :

Kandidatet duhet te dorezojne dokumentat si me poshte :


1) Kerkese per aplikim + CV;
2) Fotokopje e Kartes se Identitetit I Pasaportes;
3) Certifikate familjare;
4) Certifikate personale;
5) Vertetim Banimi;
6) Fotokopje e defteses  se  shkolles e noterizuar;
7) Libreze Shendetesore;
8) Raport mjeko-ligjor;
9) Deshmi penaliteti;
10) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);
11) Certifikata kualifikimi te ndryshme (ne rast se ka);

Dokumentat duhet te dorezohen me poste ose ne zyren e protokollit te Shoqerise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje Sh.a brenda dates 28.02.2024;

 

Menyra e vleresimit te kandidateve :


Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me dokumentacionin e dorezuar dhe kandidatet qe kualifikohen per fazen e dyte do te publikohen ne faqen zyrtare te internetit
https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe do te njoftohen per zhvillimin e fazes se dyte, ate te intervistimit me goje;

 

Kandidatet ne intervisten me goje dote vleresohen ne lidhje me:

- Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me punen;

- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren.

Publikimi i rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit:

Ne perfundim te vleresimit te kandidateve, Sektori i Burimeve Njerezore ne Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a do te shpalle fituesin ne faqen e intemetit te Shoqerise https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe ne ambjentet e shoqerise.


Kandidatet jo fitues kane te drejte te ankimohen prane Sektorit te Burimeve Njerezore ne Shoqerine Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a.

Afati i ankimimit eshte 2 dite nga data e shpalljes se rezultateve te testimit.

Faleminderit per bashkepunimin !

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.