Skip to main content

NJOFTIM PER SHPALLJEN E VENDIT VAKANT ROJE DEPO GËRMENJ & MANOVRATOR

Në zbatim  të  Ligjit  Nr.9901,  dt.14.04.2008,"Për  tregtaret  dhe  shoqëritë  tregtare" i ndryshuar,  Ligjit  me  Nr.7961 , dt.12 .07.1995,  "Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë, Vendimit Nr.4, dt.30.01.2024 “Për Miratimin e Strukturës organike dhe nivelit të pagave për vitin 2024” të Asamblesë së Përgjithshme”, si dhe Rregullores  së Brendshme  të  shoqërisë,  Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurën e konkurimit për pozicionin vakant " Roje Depo Gërmenj/Manovrator", Nj.O Divjakë.

DETYRAT E ROJES SË DEPOS GËRMENJ & MANOVRATOR:

  • Roje Depo Gërmenj / Manovrator varet nga ana administrative nga Përgjegjësi i Sektorit Teknik në Nj.O Divjakë dhe nga ana funksionale nga Menaxheri i Sektorit të Prodhimit të Ujit & Rezervuarve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ka këto detyra:
  • Të kontrolloje dhe të raportojë, çdo ditë, tek Përgjegjësi i Sektorit Teknik dhe Menaxheri i Sektorit të Prodhimit të Ujit & Rezervuarve për gjendjen e linjave që ka nën kontroll.
  • Të evidentojë çdo humbje ose problem në linjën që mbulon ose në aksesorë (saraçineska, ajrues, shkarkues, etj.) dhe ta paraqesë atë me shkrim pranë Përgjegjësit të Sektorit Teknik.
  • Për çdo defekt që ndodh merr pjesë në riparimin e tij si dhe mban proces-verbalin përkatës për çdo punim.
  • Nuk lejon të riparohen defektet jashtë kushteve teknike e të sigurimit teknik.
  • Për çdo punim jashtë kushteve teknike duhet të njoftojë menjëherë Përgjegjësin e Sektorit Teknik.
  • Bën evidentimin e lidhjeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme që mund të bëhen në këto linja.
  • Merr pjesë në grupet e punës për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të bëra në pjesën e linjës që ai mbulon.
  • Në raste avarie kryen manovrimet e duhura për të bërë punimet e nevojshme.
  • Përgjigjet për kryerjen e shërbimit të manovrimit sipas grafikut të miratuar.
  • Është përgjegjës për çdo moszbatim të grafikut ose për ndryshimin e tij pa miratimin e Menaxheri i Sektorit të Prodhimit të Ujit & Rezervuarve.
  • Në asnjë rast nuk largohet nga vendi i punës pa u zëvendësuar dhe pa marrë pëlqimin e Përgjegjësit të Sektorit Teknik. Për arsye madhore (sëmundje apo arsye të tjera) mund të largohet nga puna me miratim të Përgjegjësit Nj.O Divjakë i cili merr masa për zëvendësimin e tij.
  • Marrja në dorëzim e turnit bëhet vetëm me proçesverbal të rregullt, ku pasqyrohen këto procese pune:
    • Kontrolli i prurjes së ujit
    • Gjendja e saraçineskave, etj.
  • Gjatë marrjes së turnit në dorëzim duhet të njihet me urdhrat e dhënë nga Përgjegjësi i Sektorit Teknik gjatë periudhës që ai nuk ka qenë në detyre dhe duhet t’i zbatojë ato me korrektësi.
  • Është i detyruar të paraqitet në vendin e punës 15 minuta përpara marrjes së detyrës nga orari i punës së caktuar nga Shoqëria.
  • Mban përgjegjësi dhe përgjigjet për pastërtinë e ambienteve të punës dhe për mos plotësimin dhe ruajtjen me seriozitet të librit të shërbimit.
  • Mban përgjegjësi, sipas shkallës së dëmit dhe rrezikshmërisë, për të gjitha veprimet e kryera në kundërshtim me Urdhrat e dhënë nga Përgjegjësi i Sektorit Teknik apo për mos realizimin në afat dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara.
  • Bën të gjitha manovrimet e caktuara për punimin normal të linjave.
  • Bashkëpunon me Njësinë e Operimit & Mirëmbajtjes së Rrjetit Divjakë dhe mbështet grupet e tyre të punës që dërgohen për zgjidhjen e problemeve teknike në linjat e transmetimit.

Kandidatët duhet të plotë kërkesat e posaçme si vijon :

KRITERE  TË PËRGJITHSHME   :

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

KRITERE TË VEÇANTA:

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm / profesional;
  • Të ketë njohuri te mjaftueshme per funksionimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit.

Kushtet e punës

  • Orar jo i rregullt i punës mund të ndodhë për shkak të difekteve në ujesjelles, parregullsive e ngjarjeve të veçanta

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim+CV;
  2. Fotokopje e Kartës së Identitetit  /  Pasaportës;
  3. Çertifikate familjare;
  4. Çertifikate personale;
  5. Vertetim Banimi;
  6. Raport mjeko-ligjor;
  7. Libreze Shendetesore;
  8. Fotokopje e defteses se shkolles e noterizuar dhe listë notash;
  9. Deshmi penaliteti;
  10. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);
  11. Çertifikata kualifikimi te ndryshme (ne rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose individualisht në zyrën e  Sekretari-Protokollit, të shoqërisë, sëbashku me kërkesën për aplikim për punësim, brenda dt.21.06.2024.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për  fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje dhe do të njoftohen për fazën e dytë, atë të intervistimit me gojë;

Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen ne lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Publikimi i rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit:

Në perfundim te vleresimit te kandidateve, Sektori i Burimeve Njerezore ne Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e intemetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje dhe në ambientet e shoqërisë.

Kandidatet jo fitues kane te drejte te ankimohen prane Sektorit te Burimeve Njerezore ne Shoqerine Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit eshte 2 dite nga data e shpalljes se rezultateve te testimit.

Faleminderit per bashkepunimin !

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.