Skip to main content

NJOFTIM PER SHPALLJEN E VENDIT VAKANT SKREPIST

 

Në zbatim të Ligjit Nr.9901, dt.14.04.2008,“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit me Nr.7961, dt.12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Vendimit Nr.2, dt.29.12.2022 “Për Miratimin e Strukturës organike për vitin 2023 të Shoqërisë Rajonale UK Lushnje Sh.a” të Asamblesë së Përgjithshme si dhe Rregullores së Brendshme të shoqërisë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurat e konkurimit për vendin vakant “Skrepist”.

DETYRAT E SKREPISTIT :

Varet nga Përgjegjësi i Njësisë së  Menaxhimit të Mjeteve dhe Mirëbajtjeve Elektro/Mekanike dhe ka këto detyra:

1.   Manovron, nget dhe komandon makinerinë që ka në ngarkim Shoqëria Rajonale UKL.

2.   Siguron gatishmërinë teknike të makinerisë që operon.

3.   Qëndron gjatë gjithë kohës në gjendje gatishmërie.

4.   Inspekton rregullisht makinerinë që manovron përfshirë inspektim të vajrave, ujit, gomave,etj.

5.   Për sa është e mundur, jep zgjidhje problematikave në lidhje me makinerinë që manovron.

6.  Për çdo problematikë që kërkon zgjidhje të specializuar kërkon mbështetjen e Njësisë të Mirëmbajtjes së Makinerive dhe Pajisjeve.

Kualifikimet

• Arsimi i mesëm.

• Patentë e Klasit B / C dhe Dëshmi Aftësis Profesionale sipas kategorisë së mjetit.

Kushtet e punës

 Pune në terren.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon :

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore për largimin nga puna, për shkak të shkeljeve disiplinore dhe cenim të rregullave të etikës nga një subjekt tjetër punëdhënës;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale;
  • Të jetë i aftë për punë;

 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :

1) Kërkesë për aplikim + CV;

2) Fotokopje e Kartës së Identitetit / Pasaportës;

3) Çertifikatë familjare;

4) Çertifikatë personale;

5) Vërtetim Banimi;

6) Raport mjeko-ligjor;

7) Librezë Shëndetësore;

8) Fotokopje e deftesës  se  shkollës e noterizuar;

9) Dëshmi penaliteti;

10) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);

11) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose në zyrën e protokollit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a brenda datës 29.01.2024;

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe do të njoftohen për zhvillimin e fazës së dytë, atë të intervistimit me gojë;  Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Publikimi i rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit :

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e internetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje/lajme dhe në ambjentet e shoqërisë.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Faleminderit për bashkëpunimin !

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.