Nis brenda 2019 investimi në ujësjellësin e Lushnjës për të garantuar 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për rreth 20.000 banorë.
Ekipi Drejtues i AKUM Ekipi Drejtues UK Lushnjë, Bashkia Lushnjë dakortësuan mbi masat e menjëhershme që duhen marrë për rritjen e performancës së ndërrmarrjes.
Alqi Bllako Drejtori i Përgjithshëm, AKUM theksoi rëndësinë e intensifikimit të aksionit për të luftuar paligjshmërinë dhe rritur ndjeshëm uljen e kostove të larta nga uji i pafaturuar.
Sektori i ujit si 1 nga 5 prioritet strategjike të Qeverisë Shqiptare, po i nënshtrohet reformimit rrënjësor për modernizimin e infrastrukturës dhe mirëmenaxhimit, për të ndikuar përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe nxitjen e rritjes ekonomike të vendit.
Ky investim i AKUM me mbështetje financiare të Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe Qeverisë Zvicerane përmes SECO vjen si Faza 2 e investimit për të finalizuar modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit në qytetin e Lushnjës, pas përfundimit të Fazës 1 në vitin 2017