Skip to main content

Shoqëria UK

Sh.a UKL

UJËSJELLËS KANALIZIME LUSHNJE SH.A (UKL SH.A)

1. Është shoqëri aksionare e liçensuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator, me kapital 100% të Bashkisë Lushnje që rregullon aktivitetin e saj ne territorin që shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë me një sipërfaqe prej 37  km 2 për një popullsi prej rreth 60.000 banorë.

Shërbimi i furnizimit me ujë ofrohet nga dy zona të ndryshme fushë-pusesh të pavarura :

  • Sistemi i Lushnjes furnizohet nga fusha e puseve dhe stacioni i pompimit të Konjatit.
  • Sistemi i Dushkut furnizohet nga fusha e puseve dhe stacioni i pompimit të Çermës.

Rrjeti urban i shpërndarjes së Ujit në Lushnje ka një gjatësi totale prej 72 km, nga të cilat 17 km janë tubacione transmetimi dhe 55 km janë rrjet shpërndarjeje.

2. Funksionon në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1304, dt.11.12.2009 për miratimin e modelit të rregullores "Për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës kanalizimeve sh.a".

3. Ka licencë të vlefshme deri më datë 22.09.2020 për të ofruar shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujrave të ndotura (kanalizimeve), për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë Lushnjë prej 126,2 mijë banorë, 44% e të cilëve jetojnë në qytet dhe pjesa tjetër jeton në fshat.

 

 

Vizioni

Shoqëria jonë angazhohet të jetë ofruesi më i besueshëm i shërbimeve ujësjellës – kanalizime, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë, nëpërmjet një aktiviteti financiarisht të qëndrueshëm.

Misioni

  • Të ofrojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ujë cilësisht të pastër, në mënyrë të vazhduar, pandërprerje e me presionin e duhur.
  • Të garantojë sistem të sigurt të largimit dhe trjtimit të ujrave të ndotura për të mbrojtur shëndetin public, në përputhje me standardet kombëtare të ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit.
  • Të sigurojë mjedis të përshtatshëm komunikimi, për të nxitur bashkëpunimin dhe rritur kapacitetet e stafit të shoqërisë. 
  • Të përmirësojë në vazhdimësi performancën finaciare me qëllim që, me tarifa sa më të përballueshme për punblikun e bizneset, të mundësohet mbulimi i të gjitha kostove, duke përfshirë jo vetëm mirëmbajtjen e aseteve por edhe investimet e reja. 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.