Skip to main content

Tarifat

Për prodhimin e ujit të pijshëm, transmetimin dhe furnizimin me ujë të konsumatorëve, largimin e ujrave të ndotura apo edhe trajtimin e tyre, janë të angazhuar punonjësit e shoqërisë sonë, të cilët vlerësohen nëpërmjet kostos së punës. Këto procese në përditshmërinë e tyre, shoqërohen me  konsum të energjisë elektrike, materialeve e kimikateve të ndryshme. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, për të zhvilluar aktivitetin e saj ka detyrime kundrejt shtetit për tatime e taksa.

Ofrimi i shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe trajtimi i ujrave të ndotura në vazhdimësi, kërkon mirëmbajtje të sistemeve ekzistuese dhe investime të reja për cilësi më të mirë dhe standarde më të larta shërbimi. Të gjithë këta elementë të marrë së bashku, pasqyrojnë atë që quhet kosto e shërbimeve. Këto kosto duhet të rikuperohen nëpërmjet të ardhurave që vijnë nga faturimi i ujit të pijshëm, ujrave të ndotura (kanalizimeve) dhe ITUN, me tarifat përkatëse. 

Kompetencën e miratimit të tarifave të ujit për konsum publik, e ka Enti Rregullator i Ujit. 

 

Tarifat aktuale për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizime, për Sh.a. Ujësjellës Kanalizime Malësi e Madhe:

Kategoritë e Klientëve

Tarifë Volumetrike për Furnizim me Ujë 
(Lekë/mᶾ)

Tarifë Volumetrike për KUN   (Lekë/mᶾ)

Tarifë Fikse
(Lekë/klient/muaj)

Tarifë
(Lekë/klient/muaj)

Klientë Familjarë

50

12

167

 

Klientë Publik

120

15

167

 

Klientë Privat

120

15

167

 

Klientë Familjarë pa matës

-

-

167

666

Furnizim me çezma publike

-

-

-

500

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.