Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Sh.a.UK Malësi e Madhe, shfrytëzon burimet ujore nëntokësore dhe sipërfaqsore, nëpërmjet të cilëve prodhon mesatarisht 1,6 milion m3 ujë në vit. Shoqëria jonë administron 6 sisteme me rrjedhje të lirë dhe 2 me ngritje mekanike. I gjithë volumi i ujit të prodhuar tërësisht vlerësohet.

Rrjeti Shpërndarës

Sh.a.UK Malësi e Madhe administron një rrjet ujësjellësi prej 308 km nga I cili 50 km rrjet kryesor dhe 258 km rrjet shpërndarës. Shoqëria ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për 30,8 mijë banorë dhe ka të regjistruar 4,677 klientë nga të cilët 2,252 klientë janë të paisur me matës konsumi. Shoqëria zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit si dhe ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve. 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.