Sha.UK Mallakastër largimin e ujrave të ndotura e realizon nëpërmjet një sistemi me rrjedhje të lirë dhe një rrjeti kanalizimesh prej 109 km. Shërbimi I kanalizimeve u ofrohet rreth 8,8 mijë banorëve duke regjistruar për këtë shërbim 1,938 klientë, nga të cilët tërësisht janë në qytet. Në fshat nuk ofrohet fare ky shërbim për mungesë të infrastrukturës.