Skip to main content

Shoqëria UK

Sh.a.UK Pogradec, ka licencë të vlefshme deri  në vitin 2022 për të ofruar shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve dhe trajtimin e ujrave të ndotura, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë Pogradec prej 83,290 mijë banorë, 49% e të cilëve jetojnë në qytet dhe pjesa tjetër jeton në fshat.

Vizioni

Të jemi një shoqëri Ujësjellësi Kanalizimesh me performancë të lartë nëpërmjet punës, menaxhimit dhe cilësisë që do të ofrojmë shërbimet tona!

Misioni

Misioni jonë është bazuar tek objektivi për të ofruar shërbim në të dy komponentët 24 H të siguruar me cilësi sipas standarteve tek të gjithë abonentët tanë si dhe të garantojmë nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit mbrojtjen e Liqenit të Ohrid!

Pogradeci është qyteti i cili shtrihet në juglindje të Shqipërisë me një popullsi prej 40, 700 banorë të regjistruar, i njohur për një nga Liqënet më të vjetër në Europë dhe me një biodiversitet të lartë. Cilësimi i tij si një trashëgimi kulturore ka qënë dhe është në fokusin e kompanisë Ujësjellës Kanalizime sh.a për mbrojtjen e tij.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Pogradec operon funksionin e saj prej vitit 1991 si fillim si ndërmarrje komunale e cila funksiononte në shërbime komunale, prodhim artizanat, shërbim ujësjellësi kanalizimesh, elektriku, gjelbërimi, 0pastrimi dhe komunale banesa në varësi të Ministrisë Komunalë të saj kohe me 1240 punonjës. Me ligjin nr 7582 datë 13.07.1992 “Për ndërmarjet shtetërore” Ujësjellës Kanalizime Pogradec kalon si një ndërmarje më vete. Deri në vitet 2000 ka qënë në varësi nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime dhe Ministria e Transportit dhe Puneve Publike.

Me vendimin nr 6 datë 30.04.1999, Këshilli i Rrethit vendosi bashkimin e drejtorisë së Ujësjellësit me sektorin e Kanalizimeve të Ndërmarjes Komunale Pogradec.

Në 1 Mars të viti 2000 në bazë të urdherit nr.64 datë 11.02.2000  të Ministrit të Ekonomise Publike dhe Privatizimit, ligji nr 7926 datë  20.04.1995 “Për transformimin e ndërmarjeve shtetrore në shoqëri tregëtare” neni 2, VKM 194 datë 20.03.1998. Udhëzimi nr.1 datë 15.05.1998 bëhet kalimi i ndërmarjes shtetërore në shoqëri tregëtare me varësi nga Ministria e Ekonomise Publike dhe Privatizimit.

 31 janar 2008 në kuadër të decentralizimit, bazuar në ligjin nr 7638 datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregetare”, vendimi nr 660 datë 12.09.2007 “Për transferimin e aksioneve të Shoqërisë së Ujësjellës Kananlizime në njësitë e qeverisjes vendore “ Bëhet transferimi i aksioneve njësitë e qeverisjes vendore Komunë + Bashki, ku pjesa takuese e aksioneve të cdo njësie është në përpjestim të drejtë me numrin e popullsisë së asaj njësie, që mbulohet nga Shoqeria Ujësjellës Kanalizime. Bashkia zotëronte 71.1% të aksioneve dhe Komuna Bucimas 28.9%. Në këtë periudhë Ujësjellës Kanalizime sha Pogradec mbulon me shërbim furnizim me ujë të pijshëm dhe largim ujrash te zeza Qytetin e Pogradecit dhe Komunën Bucimas.

Në vitin 2015 referuar ligjit nr 115/2014 “Për ndarjen adminitrativo-teritoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” si dhe VKM nr 510 datë 10.06.2015 për miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve të personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe cdo dokumentacioni tjetër në njësite e qeverisjes vendore të prekura nga riorganizimi administrativo-teritorial, vendimit nr 28 date 26.08.2015 te Keshillit Bashkiak u vendos regjistrimi i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime me nje aksioner të vetëm Bashkia Pogradec me aksione 100%

Me anë të VKM nr 63 datë 27.01.2016 “Për riorganizimin e operatoreve që ofrojne shërbimin e furnizimit me ujen të pijshem , grumbullimin , largimin dhe trajtimin e ujrave të ndotura”, Vendimit nr 2 datë 15.02.2016 është vendosur riorganizimi i Shoqërisë dhe kalimin ne sistem me një nivel.

Shoqëria Ujësjelles Kanalizime sha Pogradec me anë të vendimit nr 5 datë 03.02.2017 i KKR me afat deri më 02.02.2021 me kategoritë:

1. Kategoria A Për grumbullimin dhe shpërndarjen e ujit për konsum publik

2. Kategoria C Për largimin e ujrave të ndotura

3. Kategoria D Për trajtimin e ujrave të ndotura

Ujësjellës Kanalizime sha Pogradec sot ka si objekt të saj “Shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm i konsumatorëve dhe shitjen e tij, mirëmbajtjen e sistemit/sistemeve me ujë të pijshëm, prodhimin e ujit për plotesimin e kërkesave të konsumatoreve, shërbim i grumbullimit trajtimit dhe largimin e ujrave të ndotura, mirëmbajtja e sistemeve të ujrave të ndotura, si dhe impjanteve të pastrimit te tyre. Shoqëria realizon cdo lloj operacioni financiar apo tregëtar  që lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj brënda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Shoqëria ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me lejet, autorizimet, licencat sipas legjislacionit në fuqi.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime sot mbulon me shërbim furnizim me uje te pijshem gjithe Bashkine Pogradec grumbullon, përpunon dhe trajton kanalizimet prej vitit 2006 ku dhe nisi implementimi i rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe ndërtimin e themeleve bazë për mbledhjen dhe trajtimin e ujrave të zeza dhe ujrave të shiut, me ndërtimin e kolektorit kryesor përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. U ndërtua impianti qëndror i trajtimit me kapacitet për 25,000 banorë dhe një stacion më i vogël i cili lidh fshatin e Tushemishtit me impiantitn e trajtimit të ujrave të përdorura.

Qyteti i Pogradecit dhe Komuna Bucimas u furnizua me ujë 24 orë në ditë me një kualitet të standarteve Europiane. U instaluan matësa në të gjithë zonën e mbuluar me sistemin e ri të furnizimit me ujë dhe 6000 lidhje banesash të cilat u pajisën me rrjetin e ri të ujësjellësit. Kontrolli i prodhimit dhe shpërndarjes së ujit nëpër rezervuare do të bëhej në mënyrë të automatizuar nëpërmjet sistemit SCADA.

Në vitin 2009 në Kuadër të Mbrojtjes së Liqenit të Ohrit prioritet do të kishte ndërtimi i Sistemit të ri të kanalizimeve për reduktimin e derdhjes së ujrave të përdorura në Liqen si dhe përpunimin e tyre më qëllim mbrojtjen e shendetit të popullatës të qytetit të Pogradecit. Grumbullimi, trajtimi mjedisor, higjenik arritën që sot , këto ujra të grumbullohen në Impiantin e ujrave të zeza, përpunohen pastrohen dhe dërgohen në liqen me një nivel BOD shumë më të ulët nga ai që hynte kur ato derdheshin direkt ne liqen. Pogradeci mbas këtij investimi pati ndjeshëm një pëmendje dhe publicitet për pastërtinë e bregut të liqenit.

Në vitin 2013 me shtimin e popullsisë ndër vite shoqëria për të ruajtur standartet e veta të operimit si dhe për të përballuar gamën e gjerë të klientëve vendosi të zgjerojë ËËTP, Impiantin e trajtimit te ujrave te zeza duke qënë se puna për grumbullimin dhe pastrimin e ujrave të ndotura që do të vinin në të me zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve kërkonin një kapacitet më lartë te dyfishuar për 50.000 banorë.Ujërat e zeza të cilat grumbulloheshin në Impiant dhe pastaj dërgoheshin në Liqen përmbanin një sasi të lartë Fosfori, në vitin 2015 u akordua një fond për blerjen e kimikatit FeClSO4 i cili bën të mundur eleminimin e fosforit në liqen. Uji në liqen vazhdon të trajtohet edhe sot me kimikatin për eleminimin e fosforit në të.

 

 

Vizioni

Shoqëia jonë angazhohet të jetë ofruesi më i besueshëm i shërbimeve ujësjellës – kanalizime, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë, nëpërmjet një aktiviteti financiarisht të qëndrueshëm.

Misioni

  • Të ofrojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ujë cilësisht të pastër, në mënyrë të vazhduar, pandërprerje e me presionin e duhur.
  • Të garantojë sistem të sigurt të largimit dhe trjtimit të ujrave të ndotura për të mbrojtur shëndetin public, në përputhje me standardet kombëtare të ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit.
  • Të sigurojë mjedis të përshtatshëm komunikimi, për të nxitur bashkëpunimin dhe rritur kapacitetet e stafit të shoqërisë. 
  • Të përmirësojë në vazhdimësi performancën finaciare me qëllim që, me tarifa sa më të përballueshme për punblikun e bizneset, të mundësohet mbulimi i të gjitha kostove, duke përfshirë jo vetëm mirëmbajtjen e aseteve por edhe investimet e reja. 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.