Për prodhimin e ujit të pijshëm, transmetimin dhe furnizimin me ujë të konsumatorëve, largimin e ujrave të ndotura apo edhe trajtimin e tyre, janë të angazhuar punonjësit e shoqërisë sonë, të cilët vlerësohen nëpërmjet kostos së punës. Këto procese në përditshmërinë e tyre, shoqërohen me konsum të energjisë elektrike, materialeve e kimikateve të ndryshme. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, për të zhvilluar aktivitetin e saj ka detyrime kundrejt shtetit për tatime e taksa.
Ofrimi i shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe trajtimi i ujrave të ndotura në vazhdimësi, kërkon mirëmbajtje të sistemeve ekzistuese dhe investime të reja për cilësi më të mirë dhe standarde më të larta shërbimi. Të gjithë këta elementë të marrë së bashku, pasqyrojnë atë që quhet kosto e shërbimeve. Këto kosto duhet të rikuperohen nëpërmjet të ardhurave që vijnë nga faturimi i ujit të pijshëm, ujrave të ndotura (kanalizimeve) dhe ITUN, me tarifat përkatëse.
Kompetencën e miratimit të tarifave të ujit për konsum publik, e ka Enti Rregullator i Ujit.
Me Vendimin Nr. 28 të datës 19.11.2012 “ Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Pogradec dhe në mbështetje të Nenit 14 dhe 21 të Ligjit Nr. 102 datë 28.03.1996 “ Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit ë përpunimit të ujrave të ndotura” , i ndryshuar, si dhe Metodologjise “Mbi vendosjen e tarifave” ERRU. Shoqëria operon me nivel tarife te veçantë për të dyja shërbimet